/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Gëzimi

Gëzimi

Gëzimi

 

“Gëzohuni gjithmonë në Zotin” ,është mesazhi i kahershëm i Krishtërimit.Fjala gëzim është thënë 150 herë në Dhjatën e Re dhe 65 herë folja gëzohem. Gëzimi nuk është thjesht një këshillë,është porosi për gjithë të krishterët.
Zoti i la nxënësit e Tij me premtimin e gëzimit,para se të shkonte drejt Pësimit të Tij.
“Gëzohuni” ishte fjala e parë e Tij pas Ngjalljes.
Pra Duhet të jemi përherë të gëzuar!Nuk duhet të mbajmë kurrë fytyrën tonë të ngrysur dhe nuk duhet ta lëmë zemrën të munduar nga grindja dhe ankesa.
Gjithmon duhet të jemi të gëzuar.Por çfarë do të thotë kjo? Mos vallë duhet të qeshim me  të madhe gjithmonë dhe të bëjmë shaka duke u shkulur gazit?
Gëzimi nuk shfaqet duke qeshur me të madhe.Por tregohet me pamjen e mirë fytyrën e qeshur që tregon predispozitën e mirë,fjalën e qetë e plot hir, shakatë dashamirëse me këngën e bukur.
a)Si do mund ta arrrijmë që të gëzohemi përherë në jetën tonë ?
Së pari nevojitet një marrdhënie më e ngushtë me Zotin burimin e gëzimit,me lutje dhe studim të Fjalës së Perëndisë.
b)Nuk duhet të bëjmë lëshime ndaj së keqes,mëkatit.Ndëshkimi i parë ndaj shkeljeve të porosisë së Perëndisë është privimi i gëzimit të thellë dhe të dlirë.
c) Duhet të jemi të gatshëm të zbatojmë gjithmonë me gatishmëri detyrën tonë.
Një fjalë e urtë thotë:”rashë në gjumë dhe pash në ëndërr  se jeta ishte hare.
U zgjova dhe ja,jeta ishte detyrë.
E bëra me përkushtim detyrën time dhe ja,jeta ishte me të vërtetë gëzim”.

 

Fragment nga libri “Udhëtim shpirtëror”

+Anastasi  Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. 

Gëzimi