Njeriu harton plane
Njeriu harton plane por Perëndia thotë fjalën e fundit.Gjithshka që ndërmerr ,njeriut i duket e drejtë por Perëndia e provon motivacionin.
Le të vendos Perëndia për atë që ke ndër mend,atëherë do të plotësohen planet e tua!Gjithshka Perëndia e ka bërë me qëllim të caktuar,kështu edhe të këqinjtë për ditën e dënimit.Perëndia nuk mund ti duroj njerëzit arrogantë,mund të jesh i sigurt,ata nuk do ti shpëtojnë dënimit që meritojnë.
Kush ia mban besën Perëndisë dhe bën mirë do ti falet mëkati.Kush e nderon Perëndinë me jetën e tij do ti shpëtoj fatkeqësisë.Njeriu harton plane por për zbatimin e tyre vendos Perëndia.Të fitosh dituri dhe gjykim është me më shumë vlerë sesa të fitosh ar dhe argjend.Udha e njerëzve të ndershëm kalon pranë fatkeqësisë.Prandaj njeriu që do ta ruaj jetën e vet,e ka mendjen te sjellja e vetë.Pas krenarisë vjen rrënimi,pas mendjemadhësisë vjen rënia. Njeriu me mend është i njohur për mendimin e tij të arsyeshëm,sa më mirë të flas njeriu,aq më lehtë të bind.Ai që e ka gjykimin,ia dhuron jetën.Budallai dënohet me marrëzinë e vet. Njeriut me mend i thotë mendja se çfarë duhet të flasë,prandaj të bindin fjalët e tij.Fjalët e përzemërta janë si mjalti,të ëmbla për qiellzën dhe të shëndetshme për mbarë trupin.
Fragment nga libri “Fjalë të Urta” (16:1-9,16-19,21-24)
Dhjata e Vjetër