Didaktikë
Hidhi sytë përreth dhe shiko sa shumë dhimbje, sa mjerim, sa hidhërime ka tek njerëzit!
Sado të ndjesh dhimbje, ka të tjerë që vuajnë më tepër!
Sado i trishtuar të jesh, ka të tjerë që janë më të hidhëruar!
Lavdëroje dhe falënderoje Perëndinë që nuk te jep fatkeqësi më të mëdha!
Merr guxim, bëj një fillim të ri dhe kënaqe Perëndinë me përpjekjet shpirtërore!
Me pak përpjekje të përkohshme do të shijoni të mira të përjetshme dhe të pafundme!
Shën Dhimitri i Rostofit
Përkthyer nga A.Marini


