Didaktikë
Hidhërimet dhe vuajtjet na dergohen , ose për shkak të shumë mëkateve që i kemi lejuar vetes të bëjmë më parë, ose për të parandaluar mëkatet e ardhshme që do bënim.
Prandaj, të ndalojmë së zemëruari të Lartin me mosbindjen dhe shkeljen tonë ndaj urdhërimeve të Tij hyjnore.
Le të duam ç’do virtyt, moral të mirë dhe lëmoshë për nevojtarët, duke i drejtuar zemrat tona gjithmonë drejt qiellit, nga ku presim edhe Shpëtimtarin tonë, Zotin tonë Jezu Krisht, të cilit i përket lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve.
Amin!
Shën Maksimi
Përkthyer nga N.Ikonomi


