Këshilla shpirtërore nga Shën Paisio
“Sa më tepër jeton me përkushtim në jetën tokësore,aq më tepër ankth “përfiton”.Vetëm pranë Krishtit shplodhet dikush sepse njeriu është i krijuar për Perëndinë!Atje është i thirrur,të ndodhet me Perëndinë.”
“Zemra pastrohet me lotë dhe psherëtima.Një psherëtimë që del me dhimbje nga shpirti është baraz me dy kova lotë.”
“Perëndia vëzhgon zemrën tonë dhe kontrrollon c’ka ajo përmban.Ta analizojmë vazhdimisht veten,të pendohemi për të kaluarën dhe t’i trembemi dobësive tona.Por mos ta humbasim shpresën për shpëtimin tonë.”
“Kurrë të mos gjykojmë të tjerët.Kur shohim dikë që bie në mëkat,të qajmë dhe të lusim Perëndinë ta falë.”
“Kur udhëhiqemi prej egoizmit,hollësirat e vogla janë sherre të mëdha!”
” Ai që ndihmon të afërmin e tij,ka ndihmën e Perëndisë .Ai që akuzon të afërmin e tij pa u kursyer, ka gjykues Perëndinë.”
“Kush interesohet sot për tjetrin? Askush! Të gjithë interesohet vetëm për veten,dhe aspak për të tjerët.Për këtë do të japim llogari.Sepse Perëndia që është i Tëri dashuri, nuk do na e fal këtë indiferentizëm ndaj të afërmit tonë.”
“Njeriu që është në lëvizje vetëm prej interesit,është njeri pa vlera “.
Përkthyer nga A. Marini