/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros

Pak  fjalë  rreth  pendimit-Nga  Shën  Efremi  i  Siros

 

Ata që pendohen sa pë sy e faqe, nuk bëjnë vetëm një mëkat, por shumë; sepse shtyjnë edhe të tjerët që të pendohen sa për sy e faqe. Ata janë tallësit të cilët janë shumë më të këqinj se ata që nuk respektojnë, sepse këta tallën edhe me vetë Perëndinë. Por, duhet të dimë se këtyrëve jo vetëm që nuk u falet mëkati i tyre, por ndodh e kundërta, shtohet mëkati. Sepse një njëri i tillë katandiset hipokrit i shpresëtarisë dhe jo shërbetor i saj. Tallet me shpresëtarinë, dhe shton të kundërten; cdo veprim të tij e bën sa për sy e faqe dhe në këtë mënyrë shkakton më shumë të qeshura.

Prandaj, pendohu dhe ji i qëndrueshëm në pendim, ti që bëre mëkat, që të maresh edhe faljen. Me të vërtetë tha Pavllua, se ai që ndërton mbi këtë themel dru, bar kallame do dëmtohet. Pavllua i tha këto jo vetëm për predikimin, por edhe për veprimet e tij; jo vetëm për doktrinën por edhe për pendimin. Bari është diçka që ka boshllëk. Nëqoftëse dikush nuk pendohet rregullisht, ai është kallam dhe dru që notojnë në sipërfaqen e ujit. Pra, nëqoftëse dikush nuk afrohet rregullisht në pendim, është dru, dhe jo vetëm hidhet poshtë një i tillë, por edhe do të digjet në zjar. Pse? Sepse përveç vetës së tij edhe shumë të tjerë i pengonte të pendohen dhe nuk i linte duke kujtuar se ia hidhte Perëndisë.

 

Nga volumi i 5të i shën Efremit të Siros

Kosherja Ortodokse Selanik Greqi

 

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros