/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

 

Mtth2:13-23

13 Edhe pasi ikën ata, ja një engjëll i Zotit tek i duket në ëndërr Josifit, duke thënë: Ngrihu e merr me vete djalin dhe të ëmën e tij, edhe ik në Egjipt. Edhe rri atje deri kur të të them ty, sepse Herodi do të kërkojë djalin që ta vrasë.

14 Edhe ai u ngrit, e mori me vete djalin edhe të ëmën e tij natën, edhe iku në Egjipt. 15 Edhe ndenji atje deri në vdekjen e Herodit, që të përmbushet e thëna prej Zotit me anë të profetit, që thotë: “Nga Egjipti thirra tim bir”.

16 Atëherë Herodi, kur pa se u gënjye nga magët, u zemërua fort, edhe dërgoi e vrau gjithë djemtë që ishin në Betlehem e nëpër gjithë rrethinat e tij, që nga dy vjeç e poshtë, sipas kohës që kishte marrë vesh saktësisht nga magët. 17 Atëherë u përmbush ç’është thënë nga profeti Jeremia, që thotë: 18  “Zë u dëgjua në Rama, vaj e të qarë e gjëmë shumë. Rakela qante djemtë e saj, edhe nuk donte të ngushëllohej, sepse nuk janë”.

19 Edhe si vdiq Herodi, ja një engjëll i Zotit tek i duket në ëndërr Josifit në Egjipt 20 e i thotë: Ngrihu e merr me vete djalin dhe të ëmën e tij, edhe shko në dhe të Izraelit; sepse vdiqën ata që kërkonin jetën e djalit. 21 Edhe ai u ngrit e mori me vete djalin dhe të ëmën e tij, edhe erdhi në dhe të Izraelit.

22 Po kur dëgjoi se Arkelau mbretëron në Jude në vend të Herodit, të atit të tij, pati frikë të shkojë atje; edhe siç iu tregua atij nga Perëndia në ëndërr, iku në anët e Galilesë, 23 edhe erdhi e ndenji në një qytet që quhet Nazaret; që të përmbushet ç’është thënë nga profetët, se nazaretas do të quhet.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ungjilli i të Djelës