/ Ungjilli i të djelës / E 6 e Llukait Ungjilli

E 6 e Llukait Ungjilli

E 6 e Llukait Ungjilli

 
(Llk.8:27-39)
 

27Edhe kur doli në tokë, i doli përpara një njeri prej qytetit, që kishte demonë prej shumë vitesh, edhe rrobë nuk vishte, edhe në shtëpi nuk rrinte, po nëpër varre. 28Edhe kur pa Jisuin, bërtiti e i ra ndër këmbë, e me zë të madh tha: Ç’ke me mua, Jisu, bir i Perëndisë së Lartë? Të lutem, mos më mundo. 29Sepse aiurdhëroi frymën e ndyrë të dalë nga njeriu; sepse prej shumë vitesh e kishte rrëmbyer, edhe lidhej me vargonj, edhe ruhej me hekura këmbësh; po ai i këpuste prangat, edhe sillej prej demonit nëpër shkretëtira. 30Edhe Jisui e pyeti, duke thënë: Si e ke emrin? Edhe ai i tha: Legjion; sepse kishin hyrë tek ai shumë demonë. 31Edhe i luteshin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerën e pafund. 32Edhe atje ishte një tufë e madhe derrash duke kullotur në mal; edhe i luteshin t’i linte të hyjnë tek ata; dhe ai i la. 33Edhe demonët, si dolën prej njeriut, hynë te derrat; dhe tufa e derrave u hodh prej shkëmbit në liqen dhe u mbyt. 34Edhe kullotësit, kur panë se ç’u bë, ikën dhe lajmëruan në qytet e nëpër ara. 35Edhe dolën të shihnin se ç’u bë; edhe erdhën te Jisui, edhe e gjetën njeriun, prej të cilit kishin dalë demonët, duke ndenjur pranë këmbëve të Jisuit, të veshur e të urtësuar; dhe u frikësuan. 36U treguan dhe ata që e panë, si shpëtoi i demonizuari.

37Edhe gjithë turma e vendeve rreth Gadarinëve iu lutën të ikë nga ata, sepse i kishte zënë frikë e madhe; edhe ai hyri në lundër, e u kthye.

38Edhe njeriu, prej të cilit kishin dalë demonët, i lutej të jetë bashkë me të; po Jisui e lëshoi, duke thënë: 39Kthehu në shtëpinë tënde, dhe rrëfe sa të bëri Perëndia. Edhe ai shkoi duke shpallur nëpër gjithë qytetin sa i bëri Jisui.

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

E 6 e Llukait Ungjilli