Didaktikë
Njerëzit që të keqkuptuan dhe të lënduan nuk e dinë as përallën e vjetër për erën dhe diellin, që debatonin se kush ishte më i fortë dhe vinin bast se kush do arrinte të hiqte pallton e bariut që po ngjitej në mal . Fryu era e fryu përsëri, por bariu ndjeu ftohtë dhe u mbështoll më fort me pallton . Më pas doli dielli nga retë, përhapi mirësi dhe ngrohtësi përreth, bariu u ngroh dhe e hoqi vetë pallton.
Atëherë dielli i thotë erës: “A e sheh, cili prej nesh të dyve është më i fortë?” Nuk e fiton një njeri me egërsi por vetëm me mirësi!!!
Shën Gjon Gojarti
Përkthyer nga N.Ikonomi


