Përulësia!
At, dikush që ka krenari e tregon gjithmon të mirën që bën?
– Edhe nëse e thotë apo jo, ai ka krenari të fshehur brenda vetes!
Këto ditë erdhi dikush të më takonte. Ai vazhdonte të fliste për veten dhe herë pas here shtonte: “E them për lavdi të Perëndisë.” Thoshte,thoshte. dhe … “E them për lavdinë e Perëndisë.”
I thashë me takt: “A hyn edhe lavdia jote pak?” “Jo At , më thotë , gjithçka është për lavdinë e Perëndisë…”
Dhe si përfundim ai nuk kishte ardhur për të diskutuar diçka që e vështirësonte,
por për të më treguar bëmat e tij “për lavdinë e Perëndisë…”, ndërsa në
realitet ai tregonte gjithçka për lavdinë e tij.
Megjithatë, kur një njeri tregon të mirën që bën dhe është krenar për atë,ai gjithmonë e humbet të mirën. Më pas edhe lodhet kot edhe mundohet.
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga A.Marini


