Shumimi i ëmbëlsirave
Një vizitor i Malit të shenjtë shkoi tek Shën Paisio. Ai besonte se mrekullitë nuk ndodhin në kohën tonë. Shenjti e kuptoi mosbesimin e tij dhe i tha:
– Merr këtë kuti me ëmbëlsira dhe qërasi vizitorëve. (Ishin rreth 12 vetë dhe në kuti kishte tre ëmbëlsira).
– Por, At !
– Bëj siç të them dhe merr edhe ti një ëmbëlsirë .
(Dhe me të vërtetë, pasi i shërbeu të gjithëve, mori dhe vetë ëmbëlsirë. Në fund kuptoi se kishte ende tre ëmbëlsira në kuti).
Asgjë nuk është e pamundur për Perëndinë!
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga N.Ikonomi


