/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mbi hakmarrjen

Mbi hakmarrjen

Mbi hakmarrjen

 

Mos jini hakmarrës:mos e shpërbleni të keqen me të keqe tjetër.Eshtë e mjaftueshme e keqa nga i afërmi juaj!Nëse i ktheheni dhe ju me të keqe,padyshim do dyfishohet e keqa në botë.Nëse nuk ia ktheni me të keqe,atëherë i jepni një mundësi të zëvendësoj të keqen me pendim.

Me durim dhe me falje,do pakësoni të keqen në botë.

Mos jini hakmarrës:mos shpërbleni të keqen me të keqe,por të duroni me Zotin pranë.Ai sheh dhe nuk harron dhe me kohën,si ju ashtu edhe ai që ju bëri keq,do mësoni se Perëndia shikon dhe nuk harron.

Pyesni veten:c’farë fitova që nuk ia shpërbleva edhe unë me të keqe?Në këtë rast keni bërë veprimin më të matur në botë:Latë betejën tuaj në duart e të vetmit,e më të fortit dhe Ai do dalë fitimtar për ju.

Nëse ju hyni vetë në betejë me atë që ju bëri keq,mund të mposhteni.Por Perëndia nuk mposhtet.Kështu që lëreni kontrrollin e betejës tuaj në duart e fitimtarit Perëndi dhe prisni me durim.

Merrni shembull nga një fëmijë i vogël.Nëse dikush e sulmon një fëmijë kur prindërit janë të pranishëm,fëmija nuk reagon me kundërsulm,por u drejtohet prindërve duke qarë.Eshtë i sigurt se prindërit do e mbrojnë.

Si është e mundur të mos dini atë që di një fëmijë? Prindi qiellor është gjithmon pranë jush.Mos jini pra hakmarrës dhe mos ktheni të keqen por drejtoni sytë e lotuar  te “Prindi”.Vetëm kështu do siguroni fitoren tuaj ndaj njerëzve që ju bëjnë keq.

Zot i gjithëpushtetshëm,Ti që the:”shpagimi është imi,unë kam për të shpaguar”(Hebr.10:30),na mbro nga hakmarrja.Na ndrico me anë të Shpirtit të Shenjtë,të kuptojmë se burrëria më e madhe është kur duron dhe jo kur hakmerresh.Se Ty të ka hije lavdia,nderimi dhe adhurimi në jetë të jetëve.Amin.

Shën Nikolla Velimirovic

 

Përkthyer nga A .Marini

 

Mbi hakmarrjen