/ Problematika Moderne / Përse këshillohet pjekuria në martesë!

Përse këshillohet pjekuria në martesë!

Përse këshillohet pjekuria në martesë!

 

Pjekuria psikologjike,e dëshirës dhe pjekuria psiqike, nuk janë dije.Një shkenctar mund të ketë shumë njohuri,mund të jetë një përbindësh i arsimit, por jo një mendje e zakonshme që të mos mund të diskutoj dhe të merret vesh me njerëzit,mund të mos përshtatet dot,të mos ndihmohet ose të mos ndihmoj.Sigurisht,njohuritë kanë lidhje me pjekurinë e njeriut,por mund të jenë dhe të pavarura nga ajo.
Le ta shohim pjekurinë më konkretisht në temën e martesës.
Nëse një i ri ose një e re nuk arrijnë në një pjekuri psiqike,mendore,dëshire dhe ndjenjash,mirë është të mos nxitohen të martohen.Sigurisht, këto të gjitha nuk janë absolute.Për sa kohë që njeriu jeton, ai vazhdimisht “piqet”,bëhet më i matur.Për sa kohë ekziston në këtë botë,vazhdimisht do zhvillohet dhe do përparoj .
Që në moshën 18 vjeçare,njeriu është biologjikisht gati për të krijuar familje.Kur është 10 ose 15 vjeç,nuk mundet.Por në moshën 18 ose 20 vjeçare,arrin në një “pjekuri trupore biologjike”,e cila mund të avancoj dhe të përmisohet.
I riu, i cili në moshën 20 vjeçare nuk ka pjekurinë e duhur mendore dhe mendon të martohet,nuk duhet ta bëj.Në këtë moshë do duhet të ketë arritur mendërisht në gjëndje që të reagoj saktë.Ndoshta nuk mund të sillet përkryer por të paktën të reagoj siç duhet.Në qoftë se djali nuk di akoma përse do martohet,nëse vajza nuk di përse zgjodhi këtë djalë,atëherë bie viktimë i kompleksit të tij,viktimë e dëshirave të paplotësuara dhe të pandërgjegjshme të përvojës,viktimë e nevojës që ka për të qënë më të ëmën,për ta thënë më qartë.
Dua të them këtë:Njeriu,duke u rritur,do apo nuk do,duhet të largohet nga nëna.Dikush e ka të pamundur të largohet.Kjo do të thotë që këtu ekziston një kompleks,një ngatërresë që njeriu e jeton dhe e ndjen por druhet ta jetoj haptazi.Prandaj, druhet duke qënë i varur nga nëna,druhet përpara të tjerëve të mos dojë të largohet dhe të ndahet prej saj,kështu që duhet të gjendet dikush e cila do zëvendësoj nënën.
Në këtë rast i riu do martohet,kryesisht sepse do që gruaja që do marri të luaj rolin e nënës së tij.
Diçka të përngjashme mund të ndodh edhe tek vajza.Për arsye se nuk është larguar nga i ati kryesisht,pret që djali që do zgjedhi për bashkshort të ardhshëm,të luaj rolin e të atit.Më lejoni t’ju them se këtë e pësojnë më tepër djemtë.Një vajzë është shumë më tepër e pavarur nga i ati sesa një djalë nga nëna e tij.
Pak a shumë,të gjithë kemi një lidhje me nënën,sepse ajo na mbajti në bark,na rriti dhe me atë lidhemi që momentin e parë të jetës sonë.Prandaj është e vështirë ndarja prej nënës.Pikërisht kjo e vështirëson më tepër djalin.
Nëse një i ri,25 ose 30 vjeç,që vendos të martohet,ndikohet në zgjedhjen e vajzës,por dhe në marrjen e vendimit për martesë nga nevoja sepse do një grua për t’i zëvendësuar nënën,atëherë nuk është gati për martesë.Nëse ndikohet nga këto nevoja,sigurisht as me dëshirë,as me ndjenja dhe as me mëndje nuk është i pjekur.Në radhë të parë do duhet të çlirohet nga lidhja që ka me nënën,ta zgjidhë këtë temë.Do duhet të arrij në pjekurinë e duhur lidhur me këtë temë,(duke qënë i pjekur dhe i matur sigurisht edhe në aspektet e tjera ,megjithëse këto janë të lidhura me njëra tjetrën),e më pas të martohet.
Ndryshe,edhe për atë edhe për vajzën që ka zgjedhur,nëse dhe ajo u martua me të njëjtat kritere, martesa do të jetë torturë. Sado që këto duken rastësi,nuk janë aspak të tilla.Askush, asnjëherë nuk zgjedh rastësisht.Që të vendosi vajza të zgjedhi këtë djalë i cili ka si qëllim të plotësoj nevojën e tij ,diçka të përafërt do këtë edhe ajo.
Që nga ky moment kuptohet se si do jetë ecuria e këtij çifti,si do shkoj kjo familje e re.

 

At Simeon Krajiopulos
Fragment nga libri “Adoleshenca,martesa,beqaria”

Vëllimi B,faqa 47.
Përkthyer nga A. Marini

 

 

Përse këshillohet pjekuria në martesë!