/ Jeta Shpirtërore / Dashuria e vërtetë

Dashuria e vërtetë

 

At, e kam të vështirë të jap dashuri atje ku nuk do e vlerësojnë.
– Nuk ke dashuri të vërtetë, prandaj vështirësohesh!
 Ai që ka dashuri të vërtetë nuk interesohet nëse dashuria e tij vlerësohet apo jo.
Sakrificën që bën për të afërmit e tij  nuk e kujton sepse e bën nga dashuria e pastër, .
– Si mund ta harroj unë, At, të mirën që bëj?
–Bëje dhe hidhe larg…..
Në këtë mënyrë do ta harrosh. Por edhe të keqen që të bëjnë, harroje edhe atë.
Kështu do të grumbullosh pasuri shpirtërore, pa e kuptuar fare.
 
 
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga N.Ikonomi
 
 

Dashuria e vërtetë