/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Në rrugën drejt përsosmërisë

Në rrugën drejt përsosmërisë

Në rrugën drejt përsosmërisë

 

Në Ungjillin e sotshëm dëgjuam takimin dhe bisedën e Mësuesit me të riun e pasur.
“Mësues i mirë,çfarë të bëj që të trashëgoj jetë të përjetëshme?”, e pyeti i riun Mësuesin.
Jesu Krishti e këshilon të ruaj urdhërimet e Perëndisë,gjë për të cilën i riu kujdesej që në rini të tij.
Mësuesi e këshilloi përsëri të riun e pasur që të shesë gjithë pasurinë e tij, 
të shpërndaj lekët tek të varfërit dhe ta ndjeki Zotin pas.
Djalin e zuri mërzitja dhe melankolia!U largua i dëshpëruar sepse nuk donte të ndante pasurinë e tij.
Atëherë Jesu Krishti u tha:”Pasuria është pengesë për të fituar Mbretërinë e Perëndisë”.
Përse ndosh kjo?
 Gjuetia e pasurisë krijon njerëz  pa kufizime morale dhe pa ndjenja.
Prodhon njerëz-mekanizma që funksionojnë me një qëllim të vetëm, shtimin e pasurisë kundrejt çdolloj kostoje.
Gjuetia e pasurisë krijon njerëz-skllevër të parasë dhe i drejton në robëri të përjetëshme.Jeta e tyre varet nga luhatjet
e treguesve financiarë duke neglizhuar marrdhëniet njerëzore dhe duke kufizuar ose eleminuar plotësisht nevojën për tu shoqëruar.
Gjuetia e pasurisë shkatërron ndërgjegjen e pastër të popujve të cilët ishin mësuar të jetojnë me punën
 e tyre të ndershme dhe të ashpër duke u ndier të pasur me ato pak  dhe të lumtur me gjëra të thjeshta. 
Pasuria,ky sundimtar i fuqishëm dhe mbi të gjitha i përhershëm i botës ishte
dhe vazhdon të jetë pengesa kryesore në rrugën  drejt përsosmërisë.

 

Përgatitur nga N.Ikonomi

 

Në rrugën drejt përsosmërisë