/ Jeta Liturgjike / Kreshma

Kreshma

Kreshma

 

Si “kreshmë” karakterizohen ditët dhe periudhat e vitit, gjatë të cilave nuk na lejohet të hamë disa lloje ushqimi. E quajmë “kreshmë” nga karakteristika e jashtme. Por, mjerë ne nëse me kreshmë do të kuptojmë vetëm kufizimin e gamës ushqimore. Kreshma është mjet, jo qëllim! Domethënë agjërimi na ndihmon, na krijon atmosferën për lartësim shpirtëror.

    Pse kreshmojmë?

    *  Kreshma është pasoja, “gjoba” e ngrënies së frytit të ndaluar në kopshtin e Edenit, në Parajsë, kur gjarpri mashtroi Evën. Dhe ajo mendoi se “ishte i mirë për t’u ngrënë fryti që më vrau”, siç vajton një tropar (Makarismos i së dielës, Tingulli i rëndë). E hëngrën frytin etërit tanë të parë, duke shkelur kështu porosinë ndaluese, të parën dhe të vetmen gjer atëherë të Krijuesit (Gjen.3:1-7). Ah! Adam edhe Eva fillim të keq bëtë, shembull të keq na latë, trashëgimi mbarënjerëzore të keqe. Kënaqësinë e mëkatit tuaj, e të parëve tanë, që u bë paralindësi i mëkateve tona, e paguajmë me dhimbje. “Çdo mëkat bëhet për kënaqësi edhe çdo falje vjen nëpërmjet vuajtjeve, mundimit dhe trishtimit”, konstaton me pikëllim Thallasi, një nga shkrimtarët e Fillokalisë (Peri agapis ke egratias .. .Ekatontas 2, 74).

 

Kisha ortodokse autoqefale e shqiperise

 

Kreshma