/ Jeta Liturgjike / Mbrëmësorja e faljes (e ndjesës)

Mbrëmësorja e faljes (e ndjesës)

Mbrëmësorja e faljes (e ndjesës)

 
Ditën e të lidhurit të djathit pasdite kryhet shërbesa e mbrëmësores së faljes.Quhet kështu sepse në fund të shërbesës besimtarët që marrin pjesë në të ,pasi puthin Ungjillin  më pas kërkojnë falje nga prifti dhe nga gjithë besimtarët e tjerë që ndodhen  atje, me  qëllim që të fillojnë kreshmën e madhe me përulësi dhe me falje.
“14 Sepse nëse ua falni njerëzve fajet e tyre, do t’jua falë edhe juve Ati juaj qiellor. 15 Po nëse nuk ua falni njerëzve fajet e tyre, as Ati juaj nuk do të falë fajet tuaja.”(Mth.6:14-15).
Fillon kreshma e madhe! Zoti na kërkon të falim njëri-tjetrin.Të jemi të butë ndaj vëllezërve  që vuajnë dhe mundohen nga e keqja që i ka mbytur zemrën dhe kanë urrejtje për ne.Me “vajin e dashurisë” të zbusim zemrat e tyre që i ka pushtuar  i ligu.
Të falim dhe të kërkojmë falje dhe të fillojmë me përulësi përpjekjen shpirtërore.
Kreshëm të mbarë !
 
 
Përkthyer nga A. Avrami
 
 

Mbrëmësorja e faljes (e ndjesës)

<