Didaktikë
Shpesh herë shoh diçka në përpjekjen e dikujt.
E kuptoj ose e di çfarë ka bërë.
Por nga respekti nuk i them gjë nëse nuk ma thotë vetë. Nuk e quaj të ndershme t’ia them, kur ai vetë nuk dëshiron ta tregoj .
Është temë delikate, sepse e turpëron.
Si mund ta detyrosh tjetrin?
Ekziston lirija!
Vetëm në rast se shoh që rrezikon dhe nuk ka tjetër ndihmë, ose nuk ka dijeni dhe dëmtohet dhe do të shkatërrohet, vetëm atëherë do gjej mënyrën për t’i thënë diçka!
Është më mirë ta lejosh dikë që ta kuptojë vetë se ku është fajtor, nëse kërkon t’i shohi gabime dhe ta luftoj ai vetë veten , sepse kështu lëndohet më pak.
Ashtu si fëmija që kur bie vetë dhe vritet, , qan më pak sesa kur e rrëzon një fëmijë tjetër.
Që t’i thotë dikush tjetrit të bëjë diçka, ai që do ta dëgjojë duhet të jetë i përulur dhe ai që do ta thotë duhet të jetë. dhjetë herë më i përulur dhe të përpiqet të zbatoj atë që do t’i thonë.
Do përpiqem unë së pari të bëj dyfish të asaj që do kërkoj nga tjetri dhe ai që do t’i them, të bëjë gjysmën.
Dhe prap do të mendohem nëse do e them!!!!
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga M.Vasili


