/ Jeta Shpirtërore / Dhembshuria

Dhembshuria

Dhembshuria

Duhet të tregohemi të dhembshur ndaj të varfërve dhe fatkeqëve. Etërit dhe ndriçuesit e mëdhenj të kishës gjatë gjithë jetës së tyre u përkujdesën veçanërisht për këtë gjë.

Le të perpiqemi me të gjithë fuqitë tona të plotësojmë porosinë e Zotit që thotë: “Jini të mëshirshëm sikundër Ati juaj është i mëshirshëm” dhe “Unë dua mëshirë dhe jo flijime”.

Të urtët u japin rëndësi këtyre fjalëve kurse të marrët nuk i pranojnë. Prandaj edhe shpërblimi do të jetë sipas fjalës së Zotit që tha: “Ai që mbjell me kursim do të korrë edhe me kursim dhe ai që mbjell dorëhapur do të korrë edhe dorëhapur”.

Shëmbulli i Shën Pjetrit dhe i fariseut na mësojnë të jemi të dhembshur ndaj të varfërve. Ai për një copë bukë që i dha një të varfëri morri ndjesën e të gjithë mëkateve të tij, siç iu shfaq në vegim. Edhe lëmosha më e parëndësishme ndihmon shumë në veprën e shpëtimit dhe në fitimin e Mbretërisë së Qiejve.

Por duhet që përdëllimin tonë ta bëjmë me gjithë zemër siç na mëson edhe Shën Isaak Siriani “Para se t’i japësh lëmoshë atij që lyp, shikoje në fytyrë i gëzuar dhe me fjalë të mira ngushëllo dëshpërimin e tij”.

 

Fragment nga libri “Shën Serafimi i Sarov

 Botuar nga “Kosherja Ortodokse”
 
 

Dhembshuria