Jo justifikime!
Megjithatë ka disa që justifikohen se nuk ka në ditët tona priftërinj të mirë dhe rrëfyes të përshtatshëm.Kjo nuk është e vërtetë.Sot ka rrëfyes të mirë.E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që t’i kërkojmë e t’i gjejmë.
Atë që bëjmë për shëndetin e trupit,le ta bëjmë edhe për shëndetin e shpirtit.Kur sëmuremi kërkojmë mjekun më të mirë.Madje jemi gati të shkojmë deri në Amerikë.Përse të mos bëjmë të njejtën gjë edhe për shpirtin tonë ?Mos ndoshta kërkon të dish se ç’farë njeriu është mjeku ose farmacisti?A nuk shkon që të marrësh vetëm atë që të nevojitet,duke e lënë mënjanë karakterin dhe moralin e tyre?
Gjithashtu mos harro së hiri i Misterit nuk varet nga prifti.Falja e mëkateve të tua,të cilën shkon të marrësh në Rrëfim,nuk buron nga prifti por nga vetë Perëndia.Po të vësh re,në fund të rrëfimit do të dëgjosh priftin që pas leximit të uratës thotë këto fjalë:”Hiri i Shpirtit të Tërëshenjtë (jo unë) nëpërmjet padenjësisë sime të ka falur e të ka zgjidhur”.
Marrë nga libri :”BANJA E SHPIRTIT”
Manastiri i Hershëm i Paraklitit (Ngushëllimtarit)
Oropos-Atikë, Greqi