/ Jeta Shpirtërore / Kandilja.

Kandilja.

Kandilja.

 

Dikur ishte një kandile plot me vaj. Një ditë që e ndezën ndriçoi shumë. Sapo pa flakën e saj, filloi që të lavdërohej dhe të thotë: “Më shiko! Më shiko sa shumë ndriçoj! Hej, çfarë drite është kjo që kam! Kandile jam unë apo yll në qiell më i ndritshëm se dielli? Më vjen keq që gjendem në këtë tavolinë dhe jo lart në qiell që të ndriçoj gjithë botën!”

Në atë çast, fryu një erë e lehtë dhe … kandilja u shua… Njeriu që punonte poshtë dritës së kandiles, nuk thoshte asgjë. Thjesht buzëqeshte.. Por kur u shua dhe shkoi ta ndizte sërish, i tha:

– Ndriço, kandile dhe mos fol. Mos harro që je një kandile e thjeshtë dhe mos fol. Mos harro se je një kandile e zakonshme dhe se me një fryrjen e një ere të lehtë të shuhesh…”

Shumë njerëz besojnë se kemi aftësi të mëdha. Akoma dhe të drejtojnë botën! Të vegjël e të mëdhenj, të pashkolluar dhe të edukuar ngjasojnë me kandilen. Të gjithë jemi një kandile.

 

Marrë nga fabulat e Ezopit

Përktheu B

http://www.pelasgoskoritsas.gr/

 

Kandilja.