/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Apostull Andrea

Apostull Andrea

Apostull Andrea

 
Andrea lindi në qytetin e Visthaidhas në Palestinë.Ishte vëllai  i Apostull Pjetrit dhe djali i një peshkatari të varfër Iona.Të dy djemtë e Ionas ishin peshkatarë.
Apostull Andrea ishte nxënës i Shën Joan Pagëzorit.Pas arestimit të tij,Andrea vazhdoi punën  si peshkatar deri në momentin që u thirr nga Krishti.
Andrea ishte i pari nxënës që u thirr nga Krishti dhe për këtë u quajt “i parëthirruri “. 
Pas ditës së Pendikostisë,pasi morri si gjithë Apostujt Shpirtin e Shenjtë,Andrea filloi të udhëtoj duke predikuar fjalën e Zotit , duke pagëzuar  dhe duke ngritur Kisha.
Udhëtoi në Azinë e Vogël,në Stamboll,në Thraki,në Thesali,në Pelononezë dhe në Patër.
Në Patrën e vjetër (Palea Patra) Apostull Andrea filloi të predikoj ungjillin, të pagëzojë dhe të bëj  cudira,duke shëruar shumë të sëmurë.Një nga të sëmurët që Apostulli shëroi,ishte Maksimila ,gruaja e Egjeatit, kryetarit të rrethit.Egjeati duke dashur të shpreh mirënjohjen e tij për shërimin e të shoqes,i ofroi Apostullit flori.Andrea nuk e pranoi duke i thënë se nuk e shëroi për tu shpërblyer por për hir të Jesu Krishtit.Gjatë kohës kur Egjeati ishte larguar në Romë,Apostull Andrea shëroi një nga shërbëtorët e tij,Stratoklin.Edhe Stratokli dhe Maksimila u bënë të krishterë.
Kur u kthye Egjeati kërkoi nga gruaja e tij të adhuroj përsëri idhujt, gjë të cilën ajo nuk e pranoi.Atëherë Egjeati dha urdhër të arrestohej Apostull Andrea. Maksimila dhe Stratokli e vizituan Shenjtorin në burg.Morrën bekimin dhe Apostulli kurorëzoi prift Stratoklin.
Pas pak kohësh u dha urdhëri  të kryqëzohej Apstulli .Gjatë kryqëzimit të tij  populli ishte shumë i revoltuar sepse e donte Shenjtorin .Duke pasur frikë,Egjeati shkoi ta zbriste nga kryqi por Andrea nuk e lejoi.:Shko më mirë të shpëtosh veten nga zinxhirët e mëkatit,sesa mua nga kryqi”.Egjeati u pendua për këtë të keqe që i bëri Apostullit dhe i dha fund jetës së tij duke u hedhur në  greminë .
Kështu u martirizua Apostulli i Shenjtë Andrea.Trupin e tij e varrosi Stratokli dhe Maksimila.Djali i Shën Kostandinit të Madh,shoqëroi lipsanin e Apostull Andreas në Stamboll.
Kisha jonë kremton Apostull Andrean më 30 Nëntor.
 
 
Përkthyer nga N. Ikonomi 
 
 

Apostull Andrea