/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Beteja e ëngjëjve me djajtë për shpirtin e një murgeshe!

Beteja e ëngjëjve me djajtë për shpirtin e një murgeshe!

Beteja e ëngjëjve me djajtë për shpirtin e një murgeshe!

 

Në një fshat afër qytetit të Selanikut ndodhej një manastir grash.Igumenia e manastirit dërgoi njërën prej murgeshave në qytet për të kryer disa punë.Murgesha,në bashkëpunim me të ligun,ra në gabim të rëndë.Dhe e e ndjerë me faj nga gabimi i saj,nuk u kthye menjëherë në manastir.Qëndroi në qytet dhe vazhdoi atje një jetë të shturrur dhe mëkatare.Por shumë shpejt kjo jetë iu neverit dhe e penduar me sinqeritet për fajet e bëra,morri rrugën e kthimit.Nuk arriti të hynte në manastir.Sapo arriti te hyrja,ra në tokë e vdekur.Nuk dimë përse Perëndia nuk e lejoi të shkelë as pragun e manastirit?!
Të gjithë murgeshave dhe etërve të enorive përreth u bëri shumë përshtypje kjo ngjarje.Të gjithë dyshonin për shpëtimin e shpirtit të saj.Por një murg i Shenjtë qe jetonte në një shpellë në atë mal,u tregoi më vonë dramën që pa në momentin që murgesha ra e vdekur.
Nga qielli zbritën ëngjëjt për të marrë shpirtin e saj por dhe shumë frymëra të këqija u mblodhën për ta rrëmbyer.Demonët kërkonin shpirtin e saj të munduar që kaq kohë punonte për mëkatin.Ëngjëjt vërtetonin se ishte penduar dhe për këtë ishte e denjë për shpëtim.
“-Nuk arriti as te pragu të futet,ku është pendimi?” – i kundërviheshin ata.
“Perëndia i gjithmëshirshëm e pa dëshirën e saj për të korrigjuar,dhe e pranoi pendimin e saj”- iu përgjigjën ëngjëjt.
Shpirti është zotëruesi i dëshirave.I jetës dhe i vdekjes përgjithmonë është Krijuesi dhe Zoti Perëndi.
Kështu demonët u larguan të humbur ndërsa ëngjëjt me gëzim e çuan shpirtin e saj në qiell.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Beteja e ëngjëjve me djajtë për shpirtin e një murgeshe!