/ Ungjilli i të djelës / Ε Diela e dytë e Kreshmës

Ε Diela e dytë e Kreshmës

  Ε Diela e dytë e Kreshmës

Marku 2:1-12

Edhe pas disa ditësh përsëri hyri në Kapernaum; dhe u dëgjua se është në një shtëpi. 2 Edhe përnjëherë u mblodhën shumë vetë, aq sa as vendet pranë derës s’i nxinin më; edhe ai u predikonte atyre fjalën.

3 Edhe vijnë tek ai e sjellin një të paralizuar që e ngrinin katër vetë. 4 Edhe pasi s’mund të afroheshin tek ai nga turma, zbuluan kulmin ku ishte ai, edhe si bënë një vrimë, zbritën shtratin, mbi të cilin dergjej i paralizuari. 5 Edhe Jisui, kur pa besimin e tyre, i thotë të paralizuarit: Bir, t’u falën mëkatet e tua. 6 Edhe ca nga shkruesit ishin atje duke ndenjur, edhe duke menduar në zemrat e tyre: 7 Ç’flet ky kështu blasfemira? Cili mund të falë mëkate, përveçse një, Perëndia? 8 Edhe Jisui menjëherë si e mori vesh në shpirtin e tij se po mendohen kështu me veten e tyre, u tha atyre: Përse i mendoni këto në zemrat tuaja? 9 Ç’është më lehtë t’i them të paralizuarit: T’u falën mëkatet, apo t’i them: Ngrihu, e merr shtratin tënd, edhe ec? 10 Po që ta dini se i Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkate mbi dhe, – i thotë të paralizuarit: – 11 Ty të them, ngrihu dhe merr shtratin tënd e shko në shtëpinë tënde. 12 Edhe ai u ngrit menjëherë dhe mori shtratin, edhe doli përpara të gjithëve, aq sa të gjithë çuditeshin dhe lavdëronin Perëndinë, duke thënë se kurrë s’kemi parë kështu.

 

KishaOrthodhokse

Autoqefale e Shqip ërisë

http://orthodoxalbania.org/

   

 Ε Diela  e dytë e Kreshmës