/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Nga jeta e Shën Serafimit

Nga jeta e Shën Serafimit

st-serafim-sarov

 

Programi i përditshëm
 

Deri në dorrezimin  e tij si murg, vazhdoi të ndjekë këtë program. Para së gjithash merrte pjesë në shërbesat. Duke ndjekur shembullin e igumenit, shkonte në kishë sa më herët të qe e mundur dhe rrinte aty në këmbë deri në fund. Kurrë nuk largohej para përlëshimit. Qëndronte gjithmonën një vënd të caktuar. Që të ruhej nga shpërqendrimi i mendjes ose ngulitja në diçka, i ulte sytë në dysheme dhe vazhdonte të ndiqte leximet me lutjen e brendshme dhe me një vëmendje të madhe. Pas shërbesës kryente shërbimin e tij, duke iu shmangur bisedave të kota. Pastaj i pëlqente të veçohej në qelinë e tij. Aty jepej pas lutjes dhe leximit. Studionte libra asketikë ose libra dobiprurës për shpirtin. Këta libra ishin Shkrimi i Shenjtë,  Ungjilli, Letrat dhe Psaltiri. Pastaj veprat e Etërve si: “Gjashtëditëshi i Shën Vasilit”, “Ligjëratat e Shën Makarit”, “Shkalla e Shën Joanit”, “Filokalia” dhe “Jetët e shenjtorëve” nga sinaksari i Shën Dhimitërit të Rostovit.

Psalmet i lexonte edhe ulur, duke thënë se kjo lejohej. Ungjillin e shenjtë dhe Letrat  i lexonte në këmbë, në qëndrim lutje dhe e quante këtë gjë agripni d.m.th. të rrish zgjuar. Këtë studim nuk e bënte as për të kaluar kohën e as nga dëshira për të mësuar. Kërkonte brenda leximeve përgjigje që kishin të bënin me jetën e tij dhe pastaj leximet i vendoste në realitetin e njerëzve dhe në qënien e tij. Me dritën e fjalës së Perëndisë dhe ndihmën e jetës asketike, me përulësinë dhe dorëzimin e vetes tek vullneti i Perëndisë, përpunoi dhe formoi tërësisht konceptin e tij për jetën murgjërore dhe përgjithësisht për jetën e krishterë. Orët e lira të shlodhjes nga shpirtëroret, Prohori kridhej në lodhjen trupore. Në atë kohë merrej me zanatin e marangozit. Ashtu si dhe murgjit e tjerë bënte kryqe prej selvie të cilët u jepeshin si bekim pelegrinëve dhe punonte me aq zell dhe sukses, saqë në katalogun e ndërresës për lutjen p apushim quhej Prohor zdrukthëtari. Paralelisht me këtë, ndihmonte në trasportimin e drurëve ng alumi dhe në bërjen e druve të zjarrit. Qoftë kur punonte në zdrukthtari, qoftë kur ndodhëj në qelinë e tij, ruante pa pushim në zemër lutjen e Jisuit Zot: “Zot Jisu Krisht, Bir i Perëndisë,mëshiromë”. Me punën e dorës zëvendësonte punën shpirtërore, se kjo punë, sipas etërve, quhet më e rëndësishme për një fillestar, sesa kupimet e tij shpirtërore.​

Përsa i përket ushqimit, çlodhjes së natës dhe sjelljes në tavolinë shenjtori do të tregojë: “Kur ulesh në tavolinë mos shiko se sa shumë ha tjetri, por përpiqu ta ushqesh shpirtin tënd me leximin. Në mesditë të hash mirë, kurse në drekë të përmbahesh. Të mërkurën dhe të premten,në qoftë se mundesh, të hash vetëm një herë. Natën duhet të flesh patjetër katër orë, të dhjetën, të njëmbëdhjetën, të dymbëdhjetën dhe të parën pas mesnate. Ruaje këtë zakon në të gjithë jetën tënde. Në qoftë se ndjen pafuqi, fli ndonjë orë në drekë. Do të ndihmojë në qetësinë e trurit tënd.Unë e ruaj këtë rregull që nga mosha e fëmijërisë dhe lus Perëndinë të më japë qetësinë në atë orë. Në qoftë se e ruan edhe ti këtë linjë do të jesh gjithnjë i gëzuar dhe i shëndetshëm”.

Me kalimin e kohës, nga qëndrimi i tepërt në këmbë dhe shlodhja e pakët, i filluan dhimbje koke të mëdha, por shpejt i pushuan kur shtoi kohën e shlodhjes.

Kjo ngjarje e bëri të kufizojë mendimin në lidhje me kohën e shlodhjes. Të dobtëve ju këshillonte pesë orë gjumë, duke përsëritur mësimet e etërve të kishës që thonë se nuk duhet të vrasim trupin por pasionet.

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 Nga jeta e Shën Serafimit