Menu
Menu
AniviaWP
    • social
    • social
    • social
    • social
    • social
  • magnifier
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Kategori
    • Shenjtore dhe Etër
      • Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh
      • Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit
      • Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër
    • Predikime-Katekizma- Artikuj
    • Misteret e kishës Ortodokse
    • Jeta Liturgjike
    • Jeta Shpirtërore
    • Jeta Shpirtërore- Lutja
    • Familja Ortodokse
    • Material Audiovizual
    • Problematika Moderne
    • Lajme
  • Gjuhet e tjera
    • Greqisht
    • Anglisht
    • Gjermanisht
    • Rumanisht
    • Arabisht
    • Armenisht
    • Slovakisht
    • Turqinsht
  • Harta e faqes të internetit
  • Albanian
/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Metamorfoza e Shpëtimtarit Jisu Krisht (Shën Sotiri)
<--Back

Metamorfoza e Shpëtimtarit Jisu Krisht (Shën Sotiri)

Metamorfoza e Shpëtimtarit Jisu Krisht (Shën Sotiri)

 

 

Pasazhi i Ungjillit: Ungjilli i Mateut 17:1-9

Pasazhi i Apostullit: Letra e Dytë e Pjetrit 1: 10-19

 

Kjo e dielë për besimtarët orthodhoksë përkon dhe me festimin e një ngjarje të madhe zotërore, Metamorfozën e Zotit Jisu Krisht në malin Tabor. Jisu Krishti bashkë me nxënësit e tij, Joanin, Pjetrin dhe Jakovin ngjiten në malin Tabor. Atje shfaqen dhe dy persona, Moisiu dhe Ilia, të cilët përfaqësojnë të gjithë personat që jetuan me besë para ardhjes së Jisu Krishtit mbi tokë. Kësaj prezence i bashkohet dhe shfaqja e Perëndisë Atë, i cili me zërin e tij hyjnor dëshmon dhe një herë atë që kishte dëshmuar në momentin e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht, që Jisu Krishti është Biri i Tij i dashur, në të është kënaqur dhe që duhet ta dëgjojnë. Sigurisht kësaj atmosfere të prezencës hyjnore i bashkëngjitet dhe ndriçimi apo shkëlqimi i Jisu Krishtit, ku fytyra shkëlqeu si dielli dhe rrobat u bënë të bardha si drita, sa nuk mund t’i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë, shprehet ungjillor Marku.
Kështu ngjarja e metamorfozës së Zotit nuk është momenti ku Zoti Jisu Krisht fiton atribute të tjera në prezencë të njerëzve të tjerë qoftë dhe të Perëndisë Atë. Ngjarja është momenti ku Jisu Krishtit, nëpërmjet prezencës së Perëndisë Atë dhe dy personave të Dhiatës së Vjetër, dëshmohet tek tre apostujt. Për t’u treguar se përballë tyre nuk kanë një njeri gjeni, por një Zot, një Shpëtimtar. Gjithashtu tre apostujt duke përjetuar këtë ngjarje të mrekullueshme në jetën e tyre dhe sidomos Petro merr guximin dhe i kërkon që të qëndrojnë atje duke ndërtuar tri çadra. Kjo kërkesë e Petros vjen si pasojë e përjetimit të veçantë, të cilin nuk e kishte përjetuar deri në atë moment të jetës së vet, madje dhe as i kishte shkuar në mendje se mund të kishte një përjetim të tillë. Ata nuk kishin përjetuar në jetën e tyre momente ku bardhësia dhe ndriçimi ishin të papërsëritshme dhe të jashtëzakonshme, sa që ulën kokën dhe mbyllën sytë, se sytë e tyre nuk mund të duronin atë bardhësi dhe ndriçim mahnitës. Gjithashtu ata dëgjuan zërin e Perëndisë Atë, që jo vetëm u dha një dëshmi, por dëgjuan zërin e Tij, i cili është i ndryshëm nga çdo zë çjerrës, shqetësues e i bezdisshëm, ku ëmbëlsia, dashuria dhe kënaqësia janë karakteristika të tij. Kështu këta apostuj u bënë dëshmitarë të lidhjes midis Atit e Birit, të të qenurit Zot të Jisu Krishtit, të komunikimit me Perëndinë të personave që jetuan me besimin tek Ai dhe sigurisht ata u bënë dëshmitarë të përjetimit personal me Perëndinë, ku koncepti i lumturisë nuk është utopik, por real dhe ekzistencial.

 

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha “Apostull Pavli & Shën Asti”, Durrës

 

Përgatitur nga Thoma Çomeni

  • Share via Facebook
  • Share via Google
  • Share via Twitter
  • Share via Pinterest
  • Share via StumbleUpon
  • Share via Tumblr
  • Share via LinkedIn
  • Share via Email

Didaktikë

<--Back
NEXT ARTICLE
Pendimi
08/08/2024 - 02:00
PREVIOUS ARTICLE
Fryma e paqe
05/08/2024 - 02:34
  • Facebook

Interesting

  • Ateisti dhe besimtari
    Ateisti dhe besimtari
        Mëkat do të thotë shkelje e ligjit fetar nga…0 comments
  • Mësime shpirtërore
    Mësime shpirtërore
      Më kujtohet At Porfiri që thoshte :"kur e kritikon…0 comments
  • Triodhi
    Triodhi
      Triodh quhet, sipas rregullave të Kishës së krishterë…0 comments
  • Këshillat e etërve të shenjtë për pasionin e zemërimit
        Njeriu i nxehur dhe i inatosur akoma edhe nëse ngjall…0 comments
  • Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!
      Këtë shprehje e dëgjomë shpesh nga shokët,miqtë…0 comments

Etiketa

Apostulli Besimi Besimi dhe Jeta Orthodhokse Biografi cudi Dashuria Didactike Didaktikë Durimi Etër Familja dhe Orthodhoksia Festa të mëdha Fjalë të urta nga Shenjtorë dhe etër Gjerondiko Hierarkë të Mëdhenj të Orthodhoksisë Java e Madhe Jeta Shpirtërore Orthodhokse Komboskini Kreshma Krishtlindje Kryqi lajme Lutja Mrekulli Mësime Shpirtërore Ndodhi të mrekullueshme Ngjallja Pagëzimit Pendimi predikim Psalme Sekte të tjera Shpirti i Shenjtë Shpirtit Shën Andoni i madh Shën Serafimi i Sarof Sinaksar Sëmundjet Terëshenjta Tregime nga jeta tjeter Urtësia Vdekja Virtyte Virtyti y

Kërkim

AniviaWP
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit

Lejohet ripublikimi i artikujve dhe riprodhimi i materialit që është ne këtë web site, me kushtin materiali te riprodhohet i gjithë, pa shkurtime dhe me etiketimin e detyrueshëm të kësaj faqe inerneti www.orthodhoksiaebashkuar.al

  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit
Copyright © 2014 - All rights reserved