/ Jeta Shpirtërore / Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes së tij nga trupi

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes së tij nga trupi

Kontrolli  i  shpirtit  nga  doganat  ajrore pas  ndarjes  së  tij  nga  trupi

 

 Këtë vizion e pa murg Grigori,i cili ishte nxënës i Shën Vasilit,të riut që festohet nga kisha
jonë  në  26  Mars.  Në atë   kohë   jetonte   në   Konstandinupojë, Ati  i  tij   Shën   Vasili, dhe   një   grua   shpresëtare,shërbëtore   dhe   nxënëse   e   shenjtorit, që   quhej   Theodhora, e cila kishte   vdekur.
Grigori  kishte  ankth  të  madh  për  shpirtin  e  Theodhorës, nëse  shpëtoi  dhe  i  lutej Shën
Vasilit që  t’i  thotë  diçka.  Me  të  vërtetë  e  vizitoi  një  ditë  shenjtori, dhe  i  tha  me  buzëqeshje: 
-Do biri  im të  shikosh  Theodhorën?
-Si  ka  mundësi, At  i  thash,  që  të  shikoj  Theodhorën  e  cila  ka  kaq  kohë  e  vdekur  dhe  gjendet
tani  në  jetën  tjetër?
-Sonte  do  ta  shikosh  – i  tha  Shenjtori.
Natën,  në  gjumë, thotë  murgu  Grigor,  shikoj  një  të  ri  që  më  thotë:
-Eja  të  shkosh  me Atin tënd    tek  Theodhora. 
Unë atëherë kujtova  se  u  ngrita  dhe  shkova  në  qelinë  e  Atit  tim, nuk  e  gjeta  atje  dhe  duke
dalë  jashtë, vrapoja  për  të  shkuar  tek  e  Terëshenjta.  Befasisht  u  ndodha  në  një  vend
të  ngushtë  dhe  gjithë  malore ku u  ngjita  dhe  arrita   përpara  një  dere  që  ishte  e  mbyllur.  Nga
një  e  çarë  e  vogël pashë brenda dy  gra  që  bisedonin  edhe i  pyeta:
-I  kujt  eshtë  ky  pallati  i  bukur?
Njëra  më  tha  se  është  pallati  i At  Vasilit, i cili para pak kohe ishte këtu që të
vizitojë bijtë e tij shpirtërorë. 
Unë duke dëgjuar këto u gëzova dhe i thashë se edhe unë bir i tij shpirtëror jam dhe iu luta të
më hapë derën që të hyj brenda.
-Ti nuk ke ardhur herë tjetër këtu – më tha ajo- dhe as të njohim,prandaj shko,largohu prej
këtej sepse pa lejën e zonjës Theodhora nuk mund të hyjë   asnjëri  këtu.Këto   pallate janë të
Oshënarit,Atit tonë Vasil dhe ia fali të gjitha Theodhorës. 
Unë kur dëgjova emrin Theodhora, mora më shumë guxim dhe fillova të trokas dhe të bërtas.
Atëherë më dëgjoi Theodhora nga brenda dhe u tha grave që të më hapin derën.Kur hyra
brënda më përqafoi dhe më pyeti:
-Kush të pruri këtu zoti im Grigor? Mos vallë ke vdekur dhe u bëre i denjë të vish në këtë
vend dhe në këtë jetë të lumur?
-Unë duke mos ditur se shikoja vizion i thash:- Zonja Theodhora nuk kam vdekur por gjendem
akoma në jetën e përkohëshme. Por me uratat e Oshënarit dhe Atit tonë arrita këtu që të shikoj në
ç’gjendje je, si kalove demonët inakë ajrore dhe si durove dhunën  dhe dhimbjet e vdekjes.
-I dashur biri im Grigor -më tha ajo – dhimbjet në vdekjen e trupit tim dhe ndarjen e shpirtit
tim nga trupi, po t’i krahësoj me  një njëri të gjallë që hidhet lakuriq brënda në zjar, që digjet dhe
tretet me ngadalë deri sa të largohet shpirti i tij nga trupi. Kur jepja  shpirt shikoja rreth krevatit
tim shumë njerëz të zinj që më sulmonin dhe shtrengonin dhëmbët e tyre kundër meje duke nxjerë
klithma të ndryshme kafshësh.Ngado që t’i ktheja sytë e mi ata më dilnin përpara dhe pamja e
tyre ishte më e keqe edhe se vetë ferri.
 Papritur,brënda kësaj vuajtjeje shikoj dy të rinj me rroba të bardha që qëndruan në krah të
djathtë të krevatit tim  dhe me ton të  rreptë dhe serioz u thoshin zezakëve: 
-Demonë të padrejtë dhe të  qelbur, pse vini në vdekjen e njerëzve dhe i tronditni me
budallallëqet dhe me zërat tuaja të egër? Por mos u gëzoni shumë se shpejt do ikni të turpëruar.
Demonët prunë përpara meje të gjitha veprat e mia që nga mosha ime fëminore, këto ose ishin
mëkate me fjalë ose me vepra, duke thënë se nuk jam penduar për to. Pastaj erdhi një tiran i
trashë dhe barbar që i ngjante  një luani të egërsuar dhe kur e  pashë më zuri frikë e madhe.
Dy ëngjëjt që gjithmonë qëndronin pranë krevatit tim,i thanë: 
-Zgjidh zinxhirët e trupit  dhe mos  i  jep  këtij  shpirti  shumë  dhimbje  sepse  nuk ka shumë
mëkate.Më mbushi ai një gotë me pije, të cilën dashur pa dashur e piva.Ishte kaq e hidhur dhe
pa shije sa që duke mos duruar hidhërimin, doli shpirti  nga trupi im dhe e morën ëngjëjt me vete
dhe e ngjitën në qiell. Atëherë  pashë trupin tim që dërgjej  në tokë  dhe habitesha! Habitesha sepse
nuk e dija që ndodhin gjithë këto në  dekjen e njeriut të shkretë.
Megjithëse më mbanin ëngjëjt, na rrethuan demonët e egër,duke u thënë  ëngjëjve me zë të lartë:
– Ky shpirt ka shumë mëkate të shkruara dhe duhet të na jepni përgjigje për të gjitha ato. 
Atëherë ëngjëjt analizonin se çvepra të mira kam bërë në jetën time dhe i paraqitnin, sepse
edhe unë e varfëra kisha bërë pjesën time. Demonët që dëgjonin veprat e mia të mira nuk u vinte
mirë dhe kacafyteshin me  ëngjëjt që të më  rrëmbenin nga duart e  tyre.
Pastaj  pash  atin tonë të  Shenjtë  Vasilin, i cili  u  tha  engjejve:”Zotërinjtë  e mi, ky shpirt ka bërë
shumë  shërbime  për mua dhe më  ndihmoi  në  pleqërinë  time. Prandaj iu luta  Perëndisë  edhe  ma
fali dhëmshuria e Tij e pakufijshme. Pasi të keni bërë ç’është e dobishme për këtë  shpirt, të  ma
sillni  në  banesën  time  qiellore që më ka pregatitur  Perëndia, për të banuar me  bijtë e  mi shpirtërorë”.
Kështu ai iku dhe  ëngjëjt  fluturuan lart  me krahët e tyre të arta dhe duke  më mbajtur
ngjiteshim drejt Lindjes. Gjatë rrugës tonë takonim  doganat e ndryshme demonike, prej  të  cilave
duhet të kalojë shpirti për t’u  analizuar për veprat e tij.Dhe  e  para  është:
1) Dogana e kritikës(gjykimit)
Takuam një  grup demonësh të  zinj që midis tyre kishin kryetarin e tyre.Më  beso biri  im
Grigor, dëshmitari im  është  Perëndia, demonët më thanë emrat e  gjithë atyrëve  që  kam  kritikuar,
orën dhe  omentin që i kritikova, fjalët që  hosha  kundër tyre dhe kërkonin të  më  dënojnë.E
vërteta  është se në shumë raste shpifnin nga dinakëria  e tyre. Unë ndoshta  i kam thënë ndonjërit
ndonjë fjalë, por ja kam  thënë  nga dashuria, për ta korrigjuar, kurse demonët  m’i paraqitnin si
gjykime  dhe  u kërkonin llogari ëngjëjve.Ëngjëjt  u përgjigjeshin  me  të vërtetën dhe  me
ndërmjetimet e Atit tonë të Shenjtë At Vasilit, dhe ikëm  nga  ata.

 

Marrë nga libri “Tregime nga jeta tjetër”

KOSHERJA ORTODOKSE
 

Kontrolli  i  shpirtit  nga  doganat  ajrore pas  ndarjes  së  tij  nga  trupi

</