/ Problematika Moderne / Vdekja e lehtë (Efthanasia)

Vdekja e lehtë (Efthanasia)

Vdekja e lehtë (Efthanasia)

 

Vdekja e lehtë,si mënyrë e mirë ose e lehtë, jo vetëm nuk është e pranueshme por as e dëshirueshme për Kishën.Kërkesa e vazhdueshme e Kishës “mbarim të krishterë të jetës sonë,pa dhimbje,me paqe
 dhe faqebardhë”,vërtetojnë qëndrimin e saj.Paralelisht Kisha nderon vdekjen me dhimbje,jo vetëm kur bëhet fjalë për pohimin e besimit më Krishtin,por edhe kur lidhet me sëmundje që njeriu i përballon me durim dhe me besim te Perëndia.Në këtë rast vdekja e mirë nuk është ekzistenca e dhimbjeve por përballimi i tyre me durim dhe besim tek përkujdesja dhe dashuria e Perëndisë.Është e papranueshme nga këndvështrimi i krishterë vdekja e lehtë kur ajo ndodh qëllimisht për tu çliruar nga një sëmundje e pashërueshme dhe nga
dhimbjet trupore ose mendore.Kjo mënyrë vdekjeje,ky veprim,kur ndodh me kërkesën e pacientit quhet vetëvrasje,dhe kur ndodh pa dëshirën e tij,quhet krim.
Disa shtete europiane kanë ligjëruar këtë mënyrë vdekjeje.Kjo gjë do të ketë si pasojë shtimin e vetëvrasjeve por dhe ndalimin e jetës si e drejtë personale.
Njëkohësisht krijohet në shoqëri një tjetër mendim për shkencën e mjekësisë dhe për mjekët.Mjekësia ashtu si dhe mjeku tanimë nuk thirren vetëm për të kuruar
të sëmurin por edhe për ta vdekur atë.Kisha Ortodokse e quan tradhëti kundrejt përkujdesjes Hyjnore çdo vdekje që vjen nga dobësia e njeriut për të mos
përballuar vështirësitë e jetës.Njëkohësisht miraton si fyes dhe joetik çdo veprim mjekësor që nuk ndihmon në jetëzgjatjen (mjekimin,kurimin) e njeriut,por përkundrazi
 shpejton vdekjen e tij.Jeta dhe vdekja nuk mund të qëndrojnë nën prizmin e të drejtave individuale por nën prizmin e marrdhënieve  me Perëndinë dhe të afërmin.
Gjithashtu ligjërimi i vdekjes së lehtë,dhe përcaktimimi i kushteve të saj,do justifikonin lehtë dikë që i drejtohej kësaj zgjidhjeje.Kështu krijohet një klimë
pozitive për këtë mënyrë vdekjeje dhe përgatitet zbatimi i saj më i gjerë akoma dhe tek persona të cilët njuk do e dëshironin.
Jeta e njeriut nuk është vetëm biologjike,por është edhe shpirtërore.Sidomos përpara vdekjes ashtu si dhe përpara gjëndjeve të vështira(dhimbjes,ankthit),
përmasat shpirtërore të jetës dalin më tepër në dukje.Mbrojtja e saj (e jetës shpirtërore) bëhet kur njeriu inkurajohet të duroj  të gjitha gjëndjet e jetës,
dhe atëherë mund të ketë një vdekje me dinjitet.Mbi të gjitha njeriu është thirrur për të luftuar kundër vdekjes.Dhe është e natyrshme që kjo luftë të arrijë kulmin
përpara saj.Kur nuk ekziston shpresa e jetës edhe pas vdekjes dhe gjithshka përballohet pa besim,atëherë pohimi i kësaj mënyre vdekjeje,bëhet lehtë më i kuptueshëm.
Por kur ekziston besimi te Perëndia dhe tek jeta pas vdekjes,ose më thjeshtë kur jeta pas vdekjes biologjike të quhet e vërtetë,ndërsa kjo që jetojmë një fazë
 parapërgatitjeje e saj(e jetës pas vdekjes),atëherë asgjë nuk mund të çoj tek nënvlerësimi i saj duke i dhënë fund me këtë osë çfarëdo mënyre tjetër.
Prapërgatitja për përballimin e vdekjes ka një rëndësi të veçantë për njeriun.Besimi tek përkujdesja e Perëndisë,e thërret të krishterin të përballoj me
 pozitivitet jo vetëm shëndetin apo lumturinë por edhe sëmundjen,dhimbjen dhe vetë vdekjen.Perëndia nuk i lejon të këqijat që ta dëmtojnë ose të dobësojnë njeriun,
por që ai (njeriu) të përfitoj dhe të forcohet.Në kohët në të cilat jetojmë ku kryeson fryma evdemonike, vdekja gjithashtu përballohet me të njëjtat kritere dhe
efthanasia (vdekja e lehtë),identifikohet si një vdekje e thjeshtë.Prespektiva e jetës së njeriut pas vdekjes,ndikimi i dobishëm natyror,rëndësia e durimit për
përsosmërinë shpirtërore nënvleftësohen! Paralelisht dobësohet ose mungon krejt besimi tek përkujdesja hyjnore.Kështu të gjitha konsiderohen kosmike(jo shpirtërore)
duke privuar nga jeta shpresën e përjetësisë dhe nga njeriu idealin e përsosmërisë shpirtërore dhe të lirisë së vërtetë.

 

Përgatitur nga Georgio Mantzaridi.Pedagog i universitetit teologjik Selanik

Përkthyer nga A.Marini

 

Vdekja e lehtë (Efthanasia)