/ Jeta Shpirtërore / Pendimi!

Pendimi!

Pendimi!

 

At,çfarë mund ta ndihmojë më shumë botën sot?
– Vetëm nëse do t’i mësohej botës pendimi,kjo do të ishte e vetmja ndihmë.
– Ndoshta vështirësitë At janë një arsye që njerëzit t’i afrohen Perëndisë?
– Ata që janë optimistë dhe të gëzuar ndihmohen nga sprovat. Ata që nuk janë, ia hedhin fajin Perëndisë dhe shajnë .
E keqja është se nuk thonë “mëkatova”, por vuajn. Djalli ka fuqi të madhe në botë. Ne i dhamë shumë të drejta.
Si u bë njeriu i sotëm!
E keqja është se pengon ndërhyrjen Hyjnore, sepse nuk pendohet.
Nëse do të pendohej, gjërat do të ishin stabilizuar. Furtuna do kalojmë!
Le të kërkojmë pendim për të gjithë botën dhe për ata që me gjakftohtësi i bëjnë keq Kishës dhe nuk kanë ndërmend të korrigjohen.
Perëndia u dhëntë atyre pendim dhe më pas t’i marri pranë.
Unë gjithmonë rekomandoj pendim dhe rrëfim, në mënyrë që djalli të humbasë të drejtat e tij.
Njerëzit duan një tronditje, për të kuptuar, për t’u penduar.

 

Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga M.Vasili

 

Pendimi!