Rrëfimi Hyjnor
Pse para një prifti?
Në vitet e hershme në kishë të krishterët rrëfenin mëkatet e tyre para gjithë Kishës,njeri tek tjetri,përfshirë peshkopët dhe priftërinjtë.Për arsye të rritjes së Kishës kjo mënyre ndryshoi. Rrëfimi publik ndryshoi.Por prifti i Kishës paraqet jo vetëm Zotin por gjithë anëtarët e Kishës.Kështu nëpërmjet Misterit i penduari pajtohet Jo vetëm me Zotin por me gjithë anëtarët e Kishës,nëpërmjet priftit.Prifti,para të cilit bëhet rrëfimi nuk është si një gjykatës por si një dëshmimtar për sinqeritetin e të krishterit të penduarit.Për këtë arsye në praktikën ortodokse prifti nuk qëndron përballë të penduarit,por të dy së bashku janë përballë ikonës së Krishtit.Dhe prifti NUK thotë “unë të fal”, por “Perëndia të falë”.
A.Marini