/ Jeta Shpirtërore / Përfundim i temës vdekja

Përfundim i temës vdekja

Përfundim i temës vdekja

 

Na këshilloi një idhujtar! Mbas gjithë këtyre, cili është përballimi ynë? Çfarë na mësoi Zoti: “Rrini zgjuar pra; sepse s’e dini kur vjen zoti … në të ngrysur, a në mes të natës, a në këndim të kokoshit, a në mëngjes; se mos vjen papandehur e t’ju gjejë duke fjetur” (Mark.13:35-36). Shumë flitet kohët e fundit për antikrishtin, kur do vijë e fundmit. Por megjithatë e vetmja gjë e sigurt dhe e dobishme është të jemi gjithmonë gati, përderisa për secilin vdekja e tij është gjykimi i tij i pjesshëm personal siç thamë. Pra “lum ata shërbëtorë, që kur të vijë i zoti do t’i gjejë zgjuar. Vërtet po ju them juve, se do të ngjishet, e do t’i vërë të rrinë në tryezë dhe do të vijë pranë e do t’u shërbejë atyre!”(Lluk.12:37). Do t’u shërbejë shërbëtorëve të Tij Zoti!

    Për të na zgjuar, Krishti arriti të përdorë një përngjashmëri të gjallë, pavarësisht që ishte “ofenduese” për veten e Tij: “Ja vij posi vjedhës; lum vigjilenti” (Apok. 16:15). Mjerë ata që arrijnë te vdekja pa shpresë: Luftuan një jetë të tërë për të mira materiale. Dukeshin vigjilentë, vraponin, gjuanin, por megjithatë flinin! Vriteshin, por në ëndërr, derisa zgjohen të lodhur dhe të dobësuar. Ishin të errësuar thellë. Luftuan për të mira të përkohshme. I fituan apo jo, e njëjta gjë është! Në çastet e vdekjes ndihen si në ajër, pa mbështetje, sikur t’i kesh hedhur nga stratosfera. Dhe të frikësuar e duke u dridhur i parashtrojnë vetes së tyre pyetjen e pashmangshme dhe të pamëshirshme: “Dhe tani çfarë bëhet?!”.

    E kundërta, të lumtur janë ata që ikin me shpresën dhe pritjen e ngjalljes. Fryma që ka qëndrime të sakta në çështjen e vdekjes dhe të pasvdekjes, kur do dalë nga trupi do dëgjojë engjëjt që t’i këndojnë vargjet e Këngës: “Cila [është] ajo që ngjitet e bardhëlulëzuar?” (8:5). “Cila [është] ajo që ngjitet nga shkretëtira [e botës tokësore] si një kolonë tymi e temjanisur me miro dhe temjan, nga të gjitha pluhurat e mirobërësit [të virtyteve]?” (3:6). Ndërsa ne “që mbetemi” (1 Thes. 4:15) do t’i psalim pa asnjë rezervë: “Qoftë e lumtur udha në të cilën ti shkon sot, se të është përgatitur vendi i prehjeve” (Paravargu i Shërbesës së Varrimit). Kështu “në kujtim të përjetshëm do jetë i drejti”(Psalmi 111:6).

    “Të lumtur që tani janë ata të vdekur që vdesin më Zotin. Po, thotë Shpirti, që të prehen nga mundimet e tyre; dhe veprat e tyre i ndjekin pas bashkë me ta” (Apok. 14:13). Amin!

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Përfundim i temës vdekja