/ Predikime-Katekizma- Artikuj / “TANI PO FILLOJ TË JEM NXËNËS”

“TANI PO FILLOJ TË JEM NXËNËS”

“TANI PO FILLOJ TË JEM NXËNËS”

 

Këto fjalë i tha shën Ignat Hyjmbajtësi, duke shkuar për në martirizim, në koloseun e Romës. “Tani po filloj të jem nxënës i Krishtit”, tani që po hyj nëpër peripeci dhe përballem me martirizimin dhe vdekjen -shën Ignati i Antiokisë, nga Letra dërguar Romakëve-. Të Krishterët që gjendeshin në vendet nga ku kalonte, e ndalonin dhe donin ta mbanin pranë tyre episkopin e shenjtë të Perëndisë, bariun e qytetit të madh të Andiokisë. Por, shërbëtori i Perëndisë, Ignati, ai të cilin sipas Traditës, kur ishte fëmijë i vogël e kishte marrë Krishti pranë Tij, dhe mbante në zemrën e tij Perëndinë, djali, që Mësuesi i Madh, e paraqiti tek nxënësit e Tij si një shembull përulësie, nxënësi i Ungjillorit të dashurisë shën Joan Teologut, dëshironte sa më parë të arrijë tek Dhëndëri i dashur i shpirtit të tij, Krishti.

Thoshte në mënyrë karakteristike: “Nuk ka zjarr brenda meje, që të dashurojë lëndoret, por uji i gjallë i rrjedhshëm -hiri i Shpirtit të Shenjtë- që më thotë: “Eja drejt Atit”. Një dashuri kam në zemrën time, dhe kjo është Dashuria e kryqëzuar, Krishti i kryqëzuar. Më lini pra, të shkoj të bluhem në dhëmbët e luanëve, që të gjendem e të ofrohem bukë e pastër për Shpëtimtarin. Tani po filloj të jem nxënës i vërtetë i Krishtit.

 

Mitropolia e Shenjtë e Beratit

 

“TANI PO FILLOJ TË JEM NXËNËS”