/ Jeta Shpirtërore / Të kesh besim te Perëndia ashtu si fëmija tek i ati

Të kesh besim te Perëndia ashtu si fëmija tek i ati

Të kesh besim te Perëndia ashtu si fëmija tek i ati

 

Një fëmijë i vogël nuk ka ankth. Ankth kanë të rruturit,pak nga pak,duke  filluar të ndërgjegjësohen  dhe duke kuptuar përgjegjësitë që kanë për veten dhe në jetë.
Ata kanë ankth!
Por pse fëmija i vogël nuk ka ankth? Jo për shkak të moshës dhe të papjekurisë por për arsye se ka besim tek babai dhe tek nëna e tij.Një  fëmijë i cili nuk ka prindër,nuk ka asnjë,do qaj dhe vetëm do qaj.Por kur ka babain dhe nënën e tij të cilët i buzëqeshin,e përqafojnë, e ushqejnë dhe e kanë kujdes atëherë nuk ka asnjë problem.Kur njeriu ka besim të plotë të Perëndia,nuk ka ankth.Cilido njeri,cfarëdo problem apo vështirësi që ka,mund t’ia besoj Perëndisë ashtu si fëmija i vogël i beson c’do gjë babait.Sepse Perëndia ka përkujdesje shumë me të madhe sesa prindi për fëmijën.Ashtu si fëmija që shplodhet në krahët e prindërve,ashtu dhe  njeriu e dorëzon veten në duart e Perëndisë,ndien shplodhje.Do vazhdoj të mendoj dhe  të bëj punët që bënte, të djersisë e të lodhet.Nuk është puna,nuk është djersa ajo që e lodh njeriun.Është ankthi që e mbyt njeriun e sotshëm.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “

 

Të kesh besim te Perëndia ashtu si fëmija tek i ati