Tronditëse Bletet Respektojnë ikonat e shenjta

Bletët Respektojnë Fytyrat e Shenjta. “Golgotha”, ku dallohet Kryqi i Zotit dhe e hajdutit të djathtë, ndërsa kryqi i hajdutit të majtë është i mbuluar plotësisht.
Nga Murgu Simeon.
Në zonën e Kapandritit pranë Athinës, zhvillohet një ndodhi fantastike. Dhjetë vjet pëpara, një bletëritës besimtar Isidor Timini, mendoi që të vendoste në një koshere me bletë Ikonën e Kryqëzimit të Zotit. Por pak më vonë kur hapi kosheren u gjend para një surprize të madhe: bletët treguan respekt dhe besim kundrejt Ikonës, duke e “mbështjellë”, me qeri, por duke lënë të pambuluar fytyrën dhe trupin e Zotit. Që prej atëhere, dhe çdo pranverë, vendos në kosheren e bletëve Ikonat e Shpëtimtarit Jesu Krisht, të së Tërëshenjtës dhe të Shenjtorëve me të njejtin përfundim të mrekullueshëm.
Isidor Timini: Një herë solla në shtëpi një ikonë të punuar mee dorë nga manastiri, e cila paraqit Gologothanë dhe tre Kryqet. Bletët kishin “qëndisur” me qiri të gjithë sipërfaqen e ikonës por duke lënë të pambuluar ikonën e të Kryqëzuarit dhe të Hajdutit e cila gjendej në të Djathtë, ndërsa në të njejtën kohë hajduti i majtë në Kryq ishte i mbuluar i gjithi me një shtresë të trashë qiriu.
Para pak ditësh, vendosëm ikonën e Shën Stefanit Martirit të Parë, emër që mban me përulësi biznesi ynë i vogël. Pro mund ta shikoni nga ( pentapostagma.gr) në pamjen e mësipërme, e gjithë ikona është e mbuluar me qiri nga bleta duke lënë të zbuluar fytyrën dhe trupin e Shën Stefanit.
Tronditëse. Bletet Respektojnë ikonat e shenjta
http://www.foniortodoksonkoritsas.org
[Not a valid template]