/ Misteret e kishës Ortodokse / Misteri i Rrëfimit !

Misteri i Rrëfimit !

Misteri i Rrëfimit !

 

Duhet të rrëfehesh që të gjesh qehtësinë tënde.Je i mërzitur dhe i pikëlluar,agonia dhe mendime të shumta ta mundojnë shpirtin.Mendon se shkaku që të shqetëson është varfëria,sëmundja,vështirësitë që ndesh…..
Por realisht shkaku ndodhet diku tjetër.
Gëzimi dhe pikëllimi që lindin brenda teje e kanë burimin e tyre te ndërgjegja jote.Kur kjo të paqësohet dhe mos të të bjerë më,atëherë sado re të ketë jashtë,ndien gëzim në vetvete.
Por kur ndërgjegja bërtet se është fajtore ndonëse gëzon shëndet të plotë,je i pasur dhe shijon kënaqësi,përsëri ndihesh fatkeq.
Si një tjetër Demokle,do të shikosh mbi kokën tënde të varet shpata e drejtësisë Hyjnore.Vetëm rrëfimi ka fuqi të çlirojë,sepse vetëm përmes tij falen mëkatet e tua dhe ndërgjegja jote do të gjejë paqen.
Duhet të rrëfehesh që shpirti yt të fitojë përsëri pastërtinë dhe bukurinë që i dha Perëndia.Devijimet dhe mëkatet e tua janë ato që e njollosin shpirtin,që e bëjnë të tjetërsohet,kaq sa zhvështron Perëndia dhe njerëzit.Po të vësh re,do të shohësh sa i padurueshëm bëhet njeriu egoist,smirëzi,i dehur e kriminel,sado i bukur të jetë nga pamja e jashtme.
Duhet të rrëfehesh,sepse kjo është porosia e Perëndisë.Me gojën e Profetit Isaia Perëndia urdhëroi:”Lahuni e bëhuni të pastër,largojini ligësitë nga shpirtrat tuaj”.
 
 

Marrë nga libri :”BANJA E SHPIRTIT ” 

Manastiri i Hershëm i Paraklitit (Ngushëllimtarit)

Oropos-Atikë, Greqi

 

Misteri i Rrëfimit !