/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

 

 

Apostulli i të Djelës
Vep.2:1-11

1 Edhe kur erdhi dita e Pendikostisë, ishin të gjithë me një zemër, në të njëjtin vend.
2 Edhe papritur u bë një oshtimë nga qielli si e një ere që fryn me fuqi, edhe mbushi gjithë shtëpinë ku ishin duke ndenjur.
3 Edhe u dukën mbi ta gjuhë porsi prej zjarri që ndaheshin, edhe ndenjën mbi gjithsecilin prej tyre.
4 Edhe u mbushën të gjithë me Frymë të Shenjtë, e zunë të flisnin me gjuhë të tjera, sikundër Fryma u jepte të flisnin.
5 Edhe po rrinin në Jerusalem Judenj, burra me frikë Perëndie prej çdo kombi nën qiell.
6 Edhe kur u bë ky zë, u mblodh turma dhe u turbullua; sepse gjithsecili i dëgjonte ata duke folur në gjuhën e tij.
7 Edhe të gjithë habiteshin e çuditeshin, duke i thënë njëri-tjetrit: Ja, a nuk janë Galileas të gjithë këta që flasin?
8 Edhe si gjithsecili nga ne dëgjojnë në gjuhën tonë, në të cilën kemi lindur?
9 Partë e Medë e Elamitë, edhe ata që rrinë në Mesopotami e në Jude e në Kapadoki, në Pont e në Azi,
10 në Frigji e në Pamfili, në Egjipt e në anët e Libisë pranë Kirenës, edhe të ardhurit nga Roma, Judenj e prozelitë,
11 Kretas e Arabë, i dëgjojmë ata duke folur në gjuhët tona madhëritë e Perëndisë.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë