/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostulli i të djelës

Apostulli i të djelës

 

 
Efes.4:1-7
1 Ju lutem pra juve unë i burgosuri në Zotin, të ecni denjësisht në thirrjen që u thirrët, 
2 me çdo përulësi e butësi, me zemërgjerësi, duke duruar njëri-tjetrin me dashuri, 
3 duke u kujdesur të ruani bashkimin e Frymës me anë të lidhjes së paqes. 
4 Një trup e një Frymë ka, sikurse edhe u thirrët me një shpresë të thirrjes suaj; 
5 një Zot, një besim, një pagëzim, 
6 një Perëndi dhe Atë të të gjithëve, i cili është përmbi të gjithë, edhe me anë të të gjithëve, edhe në të gjithë ju. 
7 Edhe gjithësecilit prej nesh iu dha hiri sipas masës së dhuratës së Krishtit.


 
 
Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë