/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Bamirësia

Bamirësia

Bamirësia

 

 

“Perëndia e do atë që bën bamirësi” thotë Apostull Pavli.

E do atë që jep me dëshirë dhe me fytyrë të gëzuar por edhe pa inponim.Lëmosha që ofrohet prej keqardhjes ose prej zorit është e papranueshme dhe e dëmshme.

Rrënja e bamirësisë ndodhet në zemër.Fillon nga zemra dhe përfundon në dorën tonë.Bamirësia ngrohet kur ekziston zjarri i dashurisë.Bamirësia pa dashuri është e ftohtë dhe depresive.Është trup i vdekur pa diell dhe pa dritë.Është lule pa bukuri dhe pa erë.Kur jep pa dashuri ofendon.Ç’farë rëndësie ka dhurata më e bukur kur dhurohet pa buzëqeshje?

Jesu Krishti kërkoi të tregojmë kujdes për sa i përket bamirësisë.Kritikoi bamirësinë që bëhet me krenari dhe për tu dukur.Sa shëmbuj na japin Shenjtorët në lidhje me bamirësinë! E paharuar ngeli në histori ndihma që Shën Nikolla i dha tre vajzave jetime,jo kaq për sa i përket shumës së parave,por për mënyrën se si veproi.

Varfëria e verbon njeriun dhe e drejton të bëj të pabërat.Për tre vajzat jetime ekzistonte rreziku të binin në mëkate të mëdha .I ati ishte krejt i dëshpëruar.Por Shën Nikolla,i mbushur me dashuri dhe shumë kujdes,nxitoi t’i ndihmoj në momentin e duhur.Morri gjithë masat që veprimi i tij të ngelet sekret ndaj njerëzve.Vuri në jetë fjalët e Zotit “të mos dij e majta jote atë që bën e djathta”.

Mbushi një qese me monedha ari dhe ia hodhi natën nga oxhaku dhe u largua pa e parë njeri.Falenderime të përzemërta i drejtoi i ati i vajzave Zotit Zemërgjerë dhe martoi vajzën e madhe.Të njëjtën gjë bëri Shenjti edhe për vajzën e dytë.Hodhi monedhat dhe u largua pa e parë.Por kur shkoi ta përsëriste veprimin për vajzën e tretë,i ati i vajzave qëndronte zgjuar duke dashur të mësoi se kush është ky njeri i mirë që i shpëtoi vajzat.Shën Nikolla hodhi edhe qesen e tretë nga oxhaku dhe u përpoq përsëri të largohet pa e parë por babai i vajzave vrapoi dhe e arriti.E njojti shenjtin nga larg e ndoqi pas dhe e falenderoi që i shpëtoi vajzat e tij nga mëkati.Shën Nikolla i foli me shumë dashuri dhe i kërkoi të mos i tregonte askujt për ndihmën që i dha.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Bamirësia