/ Predikime-Katekizma- Artikuj / E Djela e Orthodhoksisë

E Djela e Orthodhoksisë

E Djela e Orthodhoksisë

 

“Ta doni dhe ta nderoni Orthodhoksinë si të Djelën e Pashkës” 

Orthodhoksia është Krishti!
Në Ungjillin e sotshëm dëgjuam se si Zoti Jesu Krisht fton -thërret  nxënësit e Tij Filipin dhe Nathanailin që ta ndjekin pas.Filipi tepër i gëzuar që gjeti Mesinë,nxiton t’i japi lajmin dhe Nathanailit :-“Kemi gjetur atë për të cilin shkroi Moisiu në ligj “. Nathanaili e priti me dyshim entuziazmin e Filipit dhe i përgjigjet  : “A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?”
Por Filipi i thotë të vij dhe t’a shohi vetë,i sigurt që kur ta njihte Jesuin do hiqte nga mendja gjithë dyshimet që shprehu më parë.
Mesazhi i Ungjillit të sotshëm është ftesa që Krishti na bën për ta njohur Atë nga afër .
“Eja dhe shih”.
Eja të shohësh vetë nga afër Krishtin nëpërmjet Mistereve të Kishës ,nëpërmjet njohjes personale me Të.Atëherë do të kuptosh cdo të thotë në të vërtetë Orthodhoksi. 
E Djela e Orthodhoksisë është një festë e vecantë për krishtërimin.    
 Kjo ditë e Shenjtë ka një rëndësi të vecantë sepse sot feston Orthodhoksia jonë,Kisha e vërtetë e Krishtit.Pikërisht këtë ditë i gjithë krishtërimi feston lejimin e nderimit të  ikonave nga perandoresha Theodhora(824 pas Krishtit).Për shumë vite me radhë Kisha u përndoq nga heretikët që nuk pranonin nderimin e ikonave duke akuzuar të krishterët se kanë idhuj,adhurojnë ikonat ashtu si bëjnë edhe paganët.
Perandoresha Theodhora deklaroi përpara gjithë popullit se nderojmë dhe respektojmë Ikonat jo duke i adhuruar ato si Perëndi por në shenjë respekti të Shenjtit që ato ikonizojnë.Të Djelën e parë të Kreshmës së Madhe  Theodhora bashkë me djalin e saj perandorin Mikail,u përul  dhe respektoi ikonat e Shenjta dhe së bashku me ta edhe klerikët dhe i gjithë populli.Që atëherë Kisha jonë  cdo vit  kremton këtë ngjarje të shënuar.
 
 
Përkthyer nga M. Vasili
 

E Djela e Orthodhoksisë