Mësime shpirtërore
Askush nuk është aq i metë sa të mos dëshirojë të shpëtoj. Por nuk mjafton të dëshirosh. Ose më saktë, mjafton nëse dëshiron ashtu siç duhet, dhe veprat e tua tregojnë njeriun që dëshiron. Ndërsa tani duket se nuk dëshirojmë.
Nëse dëshirojmë, virtyti është gjëja më e lehtë por dhe të ngjitesh në qiell. Këtu duhet vetëm vullneti. Çdo gjë tjetër vjen më pas.
Nëse ke vullnet, atëherë vullneti do të veprojë. Mos ki frikë; nuk je aspak i ngarkuar. Vullneti na jep dhe gadishmërinë për punën. Sepse, kur e vëmë në lëvizje vullnetin tonë, Ai (Perëndia) e shton në vazhdim.
Shën Joan Gojarti
Përkthyer nga N.Ikonomi


