/ Problematika Moderne / Historia e një oficeri-Si e lashë pijen,alkolin

Historia e një oficeri-Si e lashë pijen,alkolin

Historia e një oficeri-Si e lashë pijen,alkolin

 

Pasi më dëgjoi me vëmendje murgu më këshilloi kështu:”Të njëjtën gjë pësoi dhe vëllai im.Shkoi te ati shpirtëror
dhe ai i dha Ungjillin duke e porositur të lexoj një kapitull sa herë që të ndiente nevojën për pije.
-“Nëse e shikon që nuk të kalon atë moment etja për pije,lexo edhe një kapitull tjetër,deri sa të largohet i ligu”,e porositi.Vëllai im iu bind këshillës së shpirtërorit dhe arriti të çlirohet nga ky pasion.Mrekulli!
Ka këtu e 15 vjet që nuk ka futur më pije në gojë.Nëse dëshiron bë edhe ti të njëjtën përpjekje që të shpëtosh.
-“Si do mund të më shpëtoj Ungjilli kur kaq e kaq doktorë nuk arritën të më kurojnë?”,e pyeta!
Fola në këtë mënyrë sepse nuk dija se çfarë ishte Ungjilli.Nuk kisha asnjë njohuri për këtë.
-Mos fol kështu,më tha murgu.Përpiqu.Provoje dhe do të shikosh se ke për tia arritur.Vetëm provoje.
“Fillimi i shpëtimit tim”
Bleva në të vërtetë Ungjillin dhe e vura në sundukun që kisha në dhomë.Por e harrova atje.Më vonë ndjeva nevojën për të pirë. Hapa sundukun të merrja lekë për të pirë dhe më shkuan sytë te Ungjilli që kisha blerë.Si në kinema më erdhën ndër mend fjalët e murgut.
Ishte shpresa ime e fundit.Morra Ungjillin në dorë dhe fillova të lexoj pa kuptuar asnjë fjalë.
Kujtova këshillën e tij:”mos u mërzit nëse nuk kupton gjë,ti vazhdo lexo qartë dhe me kujdes”.
I dhashë kurajo vetes duke lexuar edhe një kapitull tjetër megjithëse nuk kuptoja asgjë.Vazhdova lexova edhe një kapitull të tretë.
Mëndja më shkonte të rrëmbeja lekët dhe të dilja të pija,por atë moment ra alarmi i qetësisë dhe asnjë nuk mund të dilte nga reparti.
Ishte e ndaluar.Detyrimisht nuk piva.
Në mëngjes sapo u zgjova,u zgjua dhe etja për pije por nuk shkova.Morra Ungjillin dhe lexova akoma një kapitull.Më bëri mirë!
Pa e kuptuar u ndjeva i shplodhur,i çliruar!Diçka ndodhi tek unë.Një fillim! Morra guxim dhe sa herë ndjeja nevojën për të pirë
lexoja Ungjillin,megjithëse nuk kuptoja asgjë.Kjo ishte!Pas pak kohe nuk doja më as ta prekja gotën me pije.
Kanë kaluar 25 vjet që nuk e kam futur më në gojë.U bëra tjetër njeri.Të gjithë u çuditën me ndryshimin tim.U bëra njeri “i ri”.
Nuk më njihte askush,u dukej e pabesueshme.
Pas tre vjetësh morra përsëri gradën që kisha në ushtri dhe hyra sërisht në renditjen për gradat më të larta.Sot jam gjeneral.
Pasi u pastrova nga alkoli,u martova dhe krijova familje.Kemi një djalë i cili sot është oficer.
Pasi u kurova nga kjo sëmundje e keqe,vendosa që të vazhdoj të lexoj Ungjillin çdo ditë,gjë të cilën e bëj deri më sot
pa e neglizhuar asnjëherë për asnjë arsye.

 

Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Historia e një oficeri-Si e lashë pijen,alkolin