Bekimi për të mbyllur shtegun
Qelia në të cilën u vendos Serafim Stareci ndodhej 5 vreshta larg manastirit, dhe ishte e vendosur mbi një kodër të rrethuar nga një pyll i dëndur. Ajo ishte një dhomë e vogël me oxhak.Në këtë dhomë të çonte një paradhomë e vogël, kurse jashtë saj ishte një ballkon. Rreth qelisë mbante një kopësht me perime, të rrethuar me gardh. Më vonë mbante edhe bletë që e fumizonin me mjaltë të mrekullueshëm. Pranë kodrës kishte edhe lartësi të tjera. Dy vreshta larg jetonin edhe murgj të tjerë, asketë të Sarovit, si ish igumeni Nazari, ieromonaku Marko dhe murgu Dositheu. Pamja të kujtonte Malin e Shenjtë me lartësitë e tij, pyjet e dëndur,manastiret dhe qelitë e eremitëve.
Shenjtori e quajti kodrën e tij Athos, sepse maja e tij binte pingul mbi fushë. Pikave të tjera të kodrës ku shkonte për t’u lutur, iu kishte vënë emra të tjerë nga Toka e Shenjtë, si: Jeruzalem,Nazaret, Vithlem, Jordan, Tabor, Golgotha e Mali i Ullinjve. U dha këto emra, që të jetonte më me forcë momentet e jetës së Zotit. Starec Serafimi kishte vendosur të imitonte Krishtin dhe ate ua predikonte vizitorëve. Me të vërtetë filluan ta vizitonin shumë vetë, bile dhe gra. Por viizitat e gjinisë femërore nuk ishin të përshtatshme për jetën e ashpër që donte të bënte. Kishte ndrojtje se kjo do të skandalizonte dhe do të tërhiqte në mëkat vëllezër të tjerë. Por nguronte ti largonte sepse kishte frikë se mos kjo gjë ishte një gjë e papëlqyeshme për Perëndinë. Prandaj vendosi ta mbyllë shtegun i cili të çonte tek qelia e tij, duke arsyetuar se edhe mali Athos ishte i mbyllur për gratë. U lut, pra, me shumë forcë tek Zoti dhe tek e Tërëshenjta që ta përmbushnin dëshirën e tij duke bllokuar me pemë shtegun e qelisë. Zoti me të vërtetë ia dha pëlqimin e Tij sikurse na tregon rrëfimi i Shenjtorit.
Erdhi festa e Krishtlindjeve. Mesha Hyjnore në kishën e Burimit Jetëdhënës kishte filluar, kur at Serafimi hyri në manastir. Shkoi në kishë ku u kungua me Misteret e Panjolleshme dhe pastaj u tërhoq në qelinë e tij brenda në manastir. Pasi hëngri drekë, shkoi i gëzuar per në vetminë e tij. Festën tjetër u nis natën për në manastir. Po kur arriti në pikën ku kodra bie pingul me fushën u habit tej mase. Degë të mëdha ullinjsh shumëvjeçarë e kishin zëne shtegun. Perëndia, në këtë mënyrë iu përgjigj kërkesës së tij. Natën e mëparëshme kaloi nga ajo rrugë dhe aty nuk kishte asgjë. Për Perëndinë gjithshka është e mundur! Gjëja e parë që mendoi ishte lavdërimi. Ra në gjunjë dhe falenderoi Zotin për plotësimin e kërkesës së tij. Kuptoi që nuk ishte vullneti i Tij të hynin gra në kodër. Pastaj hoqi mënjanë degët dhe u nis për në manastir që të kungohej me Misteret e Kulluara. Atë ditë Liturgjinë e bënte at Isaia. Starec Serafimi e ndiqte Meshën brenda në hierore. Dhuratat e Shenjta qenë ofruar në altar dhe himni Qerubik kishte mbaruar. Në çastin që igumeni po bëhej gati të lexonte uratën e anaforasë, i afrohet plot me besë at Serafimi dhe i thotë:
– Vëlla, at igumen, jep bekimin tënd që në kodrën ku rri të mos vijnë më gra.
– Tani gjete rastin për të më thënë nje gjë të tillë? – iu përgjigj ai pak i mërzitur.
– Po atë jepe bekimin tënd – këmbënguli Stareci.
– Po si mundem të kontrolloj që të mos vijnë gra kur unë ndodhem pesë vreshta larg?
– Ju jerond jepni vetëm bekimin dhe kjo gjë do të bëhet, nuk do të vijë asnjë grua.
Atëherë igumeni mori një ikonë të së Tërëshenjtës që quhej “I lumur është barku” dhe duke e bukuar i tha:
– Merre, le të jetë e bekuar dëshira jote për të mos ardhur gra në kodër, por përkujdesu ti per këtë! At Serafimi e puthi ikonen dhe u tërhoq për tu ulur në vendin e vët. Ai u kungua me Misteret e Kulluara së bashku me priftërinjtë që merrnin pjesë në Meshen Hyjmore. Mbasdite e falenderoi igumenin dhe u nis për në shkretëtirën e tij. Kur arriti në vendin ku u bë mrekullia, e zuri shtegun me trungje. Kështu u bë i pakalueshëm jo vetëm për gratë por edhe për burrat.
Kjo ngjarje tregohet në shumë variante. Disa që njihnin nga afër Starecin thonin që kjo mrekulli u bë javën e katërt të kreshmës së madhe. Thonë gjithashtu që Stareci kishte një javë që shikonte drutë të cilët vendoseshin në shteg si prej një dore njeriu që ta pengonin qëllimisht hyrjen e shtegut për në qeli.
Fragment nga libri “Shën Serafimit i Sarov”
Botuar nga “Kosherja Ortodokse “