Mrekulli e Ikonës së Shën Marisë !
Në manastirin Iviron të Malit të Shenjtë ruhet ikona e Shën Marisë e quajtur “Portaitisa”.Ikonën e hodhi në det një grua në Nikea të Azisë së Vogël,për ta shpëtuar nga përndjekësit e ikonave në vitin 829 Pas Krishtit.Në vitin 1004 doli në brigjet e Malit të Shenjtë.
Në pjesën e poshtme djathtas,ikona ka një plagë me gjak të ngrirë të cilën ia bëri shpata e piratit arab Rahai.
Kur piratët shkuan për të plaçkitur manastirin,nuk mundën të marrin asgjë sepse një Grua i pengoi dhe u kthyen në anije. Atëherë Rahai,kapiteni i tyre,shkoi vetë për të sulmuar manastirin.Nxorri shpatën dhe goditi Ikonën e Shën Marisë.
Nga e çara filloi të rrjedhë gjak,i cili leu krejt piratin.
Kjo ngjarje u bë shkak për të braktisur piratërinë.U pagëzua dhe qëndroi në manastir murg me emrin “Barbari”.
Pendimi dhe lutja e tij ishte kaq e madhe sa u shenjtërua dhe trupi i tij qëndroi i paprishur dhe mbante erë myro.
Shën Barbari Mirovliti feston më 15 Maj.