/ Ungjilli i të djelës / E gjithë Shenjtorëve

E gjithë Shenjtorëve

E gjithë Shenjtorëve

 

Mattheu 10:32-33, 37-38, 19:27-30

 32 Kushdo, pra, që të më pohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta pohoj atë përpara Atit tim që është në qiejt. 33 Por këdo që të më mohojë përpara njerëzve, do ta mohoj edhe unë atë përpara Atit tim që është në qiejt.
 37 Ai që do të atin ose të ëmën më tepër se mua, nuk është i denjë për mua; edhe ai që do bir a bijë më tepër se mua, nuk është i denjë për mua. 38 Edhe ai që nuk merr kryqin e tij e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.
27 Atëherë u përgjigj Pjetri e i tha: Ja ne tek i lamë të gjitha, edhe të ndoqëm pas. Vallë, ç’do të jetë për ne? 28 Edhe Jisui u tha: Me të vërtetë po ju them juve, se ju që më ndoqët pas, në krijimin e ri, kur të rrijë i Biri i njeriut mbi fronin e lavdisë së tij, do të rrini edhe ju mbi dymbëdhjetë frone duke gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 29 Edhe kushdo që la shtëpi, a vëllezër, a motra, a atë, a nënë, a grua, a bij, a ara, për hir të emrit tim, do të marrë njëqind fish, edhe do të trashëgojë jetë të pasosur. 30 Po shumë të parë do të jenë të fundit, edhe të fundit të parë.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E gjithë Shenjtorëve