Menu
Menu
AniviaWP
    • social
    • social
    • social
    • social
    • social
  • magnifier
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Kategori
    • Shenjtore dhe Etër
      • Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh
      • Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit
      • Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër
    • Predikime-Katekizma- Artikuj
    • Misteret e kishës Ortodokse
    • Jeta Liturgjike
    • Jeta Shpirtërore
    • Jeta Shpirtërore- Lutja
    • Familja Ortodokse
    • Material Audiovizual
    • Problematika Moderne
    • Lajme
  • Gjuhet e tjera
    • Greqisht
    • Anglisht
    • Gjermanisht
    • Rumanisht
    • Arabisht
    • Armenisht
    • Slovakisht
    • Turqinsht
  • Harta e faqes të internetit
  • Albanian
/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë!
<--Back

Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë!

Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë!

 

Një të diel, kur shporta e ofertës po kalonte mes besimtarëve në kishë, një djalë i vogël i kërkoi mbajtësit të saj ta vendoste shportën në dysheme. Atëherë djaloshi vuri këmbët mbi shportë dhe tha: “Unë dua t’i jap veten time Perëndisë. Kjo është e gjithë ajo që unë mund të jap”. “Së pari, ata i dhanë veten e tyre Zotit”.

*****

Pasi dëgjoi predikimin për shërbimin, një burrë i tha priftit: “Ky është shqetësimi në Krishterim dhe në kishë: gjithmonë jep, jep, jep!”.

Prifti pa nga burri dhe i tha: “Zotëri, unë dua të të falënderoj që më dhe përkufizimin më të saktë, të cilin asnjëherë nuk e kisha dëgjuar në Krishterim”. Në të vërtetë, kjo është motoja e Krishterimit: Jep! Perëndia dhuroi Birin e Tij. “Ky është gjaku im … Ky është trupi im i dhënë për ju… Biri erdhi… të japë jetën e Tij, si një shpërblim për shumë veta”.

“Dhe a duhet që unë të jap dhe të jap përsëri?” – dhe engjëlli u përgjigj: “Jo, vetëm vazhdo të japësh derisa Ai mos të të japë më”.

Shtëpia është vendi për t’u mësuar fëmijëve konceptin e krishterë të shërbimit.

*****

Një grua nga një familje e njohur amerikane tregon se si i ati i mësoi shërbimin e krishterë në një moshë të re:

Babai im kishte tri kuti druri, të ngjashme me arkat e kursimit dhe unë vendosja një monedhë dhjetëcentëshe në një nga ato, një monedhë tjetër dhjetëcentëshe në tjetrën për ndihmesë. Pastaj merrja një monedhë tjetër dhjetëcentëshe, të cilën e shpenzoja zakonisht për ëmbëlsira. Një herë në vit im atë dhe unë uleshim që të vendosnim se çfarë do të bënim me paratë e kutisë së kursimit. Në gazetën “Times” kisha lexuar për shumë raste bamirësie, rreth 100 (një bamirësi në vit për familjet në nevojë e mbështetur nga Nju Jork Times). Disa nga historitë ishin kaq tragjike, saqë unë nuk mund të vendosja se për cilën familje t’i shpenzoja paratë. Tim atë dhe mua na shqetësonte fakti se disa familje ndoshta nuk mund të fitonin paratë e nevojshme. Kështu që unë përfundoja duke shkruar një letër te “Times” të jepja paratë për familjen që kishte më shumë nevojë. Ata merrnin gjysmat e parave të kutisë. Gjysma tjetër shkonte në kishë.

Sa mënyrë e bukur për prindërit t’u mësojnë fëmijëve të tyre përdorimin me përgjegjësi të bekimeve të Perëndisë!

 

ATË ANTHONY M. CONIARIS
FAMILJA ORTHODHOKSE – KISHA E PERËNDISË
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
  • Share via Facebook
  • Share via Google
  • Share via Twitter
  • Share via Pinterest
  • Share via StumbleUpon
  • Share via Tumblr
  • Share via LinkedIn
  • Share via Email

Familja dhe Orthodhoksia

<--Back
NEXT ARTICLE
Ushqimi i shpirtit
14/05/2018 - 02:08
PREVIOUS ARTICLE
Frikë Perëndie!
07/05/2018 - 02:00
  • Facebook

Interesting

  • Biografia e Kryepiskopit Anastas – Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë
      - Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë…0 comments
  • Lumturia e vërtetë
      1-Lum ai njeri që nuk ndjek këshillat e të pabesëve,që…0 comments
  • Ungjilli i të Djelës
    Ungjilli i të Djelës
      Llk.4:16-22 16Edhe erdhi në Nazaret, atje ku ishte rritur;…0 comments
  • E Diela Para Lartësimit të Kryqit të Nderuar
    E Diela Para Lartësimit të Kryqit të Nderuar
      Pasazhi i Ungjillit: Ungjilli sipas Joanit 3:13-17 Pasazhi…0 comments
  • Jeta e Shen Serafimit të Sarof
    Jeta e Shen Serafimit të Sarof
        Shën Serafimi lindi ne Kurks te Rusise ne vitin…0 comments

Etiketa

Besimi Besimi dhe Jeta Orthodhokse Biografi cudi Dashuria Didactike Didaktikë Didaktikë- Heshtja Durimi Etër Familja dhe Orthodhoksia Festa të mëdha Gjerondiko Hierarkë të Mëdhenj të Orthodhoksisë Histori nga Jerondikoja Ikonat Java e Madhe Jeta Shpirtërore Orthodhokse Komboskini Kreshma Krishtlindje Kryqi lajme Lutja Mirosja Mrekulli Mësime Shpirtërore Ndodhi të mrekullueshme Ngjallja Pagëzimit Pendimi predikim Psalme Sekte të tjera Shpirti i Shenjtë Shpirtit Shën Serafimi i Sarof Sinaksar Sëmundjet Terëshenjta Tregime nga jeta tjeter Urtësia Vdekja Virtyte y

Kërkim

AniviaWP
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit

Lejohet ripublikimi i artikujve dhe riprodhimi i materialit që është ne këtë web site, me kushtin materiali te riprodhohet i gjithë, pa shkurtime dhe me etiketimin e detyrueshëm të kësaj faqe inerneti www.orthodhoksiaebashkuar.al

  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit
Copyright © 2014 - All rights reserved
Posting....