/ Shenjtorë dhe Etër / Didaktikë

Didaktikë

Didaktikë

 

 

Në tokë, hidhërimet janë më tepër se gëzimet. Dhe ashtu si dërgohen gëzimet nga Perëndia kështu jepen edhe hidhërimet prej Tij.
Për arsye të ndryshme. Ndonjëherë për të na zgjuar nga gjumi shpirtëror. Ndonjëherë për tu çliruar nga ndonjë mëkat.
Tjetër herë për tu pastruar nëpërmjet pendimit. Ndonjëherë për të shfaqur përkushtimin tonë ndaj Zotit.
Në të gjitha rastet,ne duhet të tregojmë guxim dhe durim, si për lavdinë e Perëndisë ashtu edhe për përparimin tonë shpirtëror.

Për një nga arsyet e mësipërme, lejoji Perëndia të përjetoni dhe ju hidhërime.
Kujdesuni për veten tuaj dhe mos i rezistoni vullnetit hyjnor. Përkundrazi, kini besim në gjykimet e mençura dhe të mira të Zotit.

 

Shën Theofani Englistos
Përkthyer nga E.Thanasi

 

Didaktikë