/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Didaktikë

Didaktikë

Didaktikë

 

 

Që të fitojë dikush Hirin Hyjnor, duhet të heqë dorë nga pasionet e tij, madje edhe nga ato jo-mëkatare, edhe nga vullneti i tij. Pastaj përulet njeriu dhe pasi përulet, vjen Hiri Hyjnor.

Që të banoj Fryma e Shenjtë tek një njeri, duhet shumë vetëmohim, shumë përulësi,shumë fisnikëri dhe sakrificë!

Jeta shpirtërore nuk është dëfrim!

Krishti ka vendosur “prizën”, por “telat” tanë janë të ndryshkur dhe nuk e pranojnë Hirin Hyjnor. Le t’i pastrojmë nga ndryshku “telat” , të luftojmë, të njohim veten, të presim pasionet, të fitojmë virtyte dhe kështu Hiri i Perëndisë do të na vizitojë!

Perëndia nuk e jep Hirin e Tij kur jemi në “situatë” të gabuar, sepse do të ishte sikur të ndihmonte djallin…

Hidhe pra larg veten , mos e llogarit dhe Hiri i Perëndisë do të banojë tek ty!

 

Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga M.Vasili

 

Didaktikë