/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Dashuria për të afërmin!

Dashuria për të afërmin!

Dashuria për të afërmin!

 

Me të afërmin duhet të sillemi me shumë
takt sa që të mos e prekim as edhe me një vështrim.
Sa herë që fyejmë ose përbuzim një njeri ndjejmë një gur të rëndë që të na peshojë në zemër.
Atëherë kur një i afërmi ynë është i pikëlluar ose i dëshpëruar duhet që ta ngushëllojmë me fjalë dashurie.
“Në qoftë se yt vëlla ka mëkatuar hidh përsipër rrobën tënde dhe mbuloje” – na këshillon Shën Isaak Siriani.
Të gjithë kemi nevojë për mëshirën e Perëndisë.
Në marrdhëniet tona me të tjerët duhet të jemi të çiltër dhe të sinqertë sa në fjalë aq edhe në vepra. Për ndryshe jeta jonë nuk është e dobishme.
Duhet ti duam të tjerët jo më pak sesa veten tonë siç na porositi Zoti: “Duaje të afërmin tënd por si vetveten”.
Por dashuria për të afërmin nuk duhet të kalojë kufijtë dhe të na shkëpusë nga ruajtja e porosisë së parë dhe kryesore,të dashurisë për Perëndinë “Ai që do atin dhe nënën më shumë se Mua, nuk është i denjë për Mua”. Kështu na mëson Zoti. Shën Dhimitri i Rostovit na flet shumë qartë lidhur me këtë temë: “Dashuria e një besimtari për Perëndinë ështe e gabuar kur është e njëjtë me dashurinë për të afërmin, sepse këtu barazohet Krijuesi me krijesën. Dashuria e Perëndisë është e drejtë atëherë kur Krijuesi duhet të nderohet mbi çdo krijesë”.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Dashuria për të afërmin!