Misteri i Pagëzimit
Misteri i pagëzimit, është një nga shtatë misteret e Kishës së Shenjtë Orthodhokse.Gjatë këtij riti të lashtë,një fëmijë i Zotit (i rritur apo foshnje) ndricohet ose lind përsëri, por kësaj here në mënyrë shpirtërore në familjen e Krishtit.Gjithashtu, ai është larë mistikisht prej mëkatit dhe merr një jetë te re hiri.Pagëzimi është dorëzimi shpirtëror tek Krishti,Drita e Botës (Joanie 1:9).
Çdo pagëzim është një beselidhje, është një dhjatë nëpërmjet Zotit dhe njeriut.Zoti premton të jetë Ati ynë, dhe ne premtojmë te jemi bijtë e Tij.Edhe në të kaluarën Perëndia ka bërë Dhiatë me Noen,Abrahamin,Moisiun dhe me të tjerë.Nëpërmjet pagëzimit Zoti afrohet dhe dëshiron të bëj një besëlidhje me çdo person që vjen në botë.Pagëzimi kërkon një përgjigje personale nga i pagëzuari i rritur dhe nga foshnja kur ai të rritet.Ai nuk është një ritual magjik,që hap automatikisht dyert e qiellit.Pa një pranim personal pagëzimi mbetet vetëm një “formë”një rit pa kuptim.Hiri që Perëndia dhuron gjatë misterit duhet ta gjej të hapur zemrën e besimtarit,që mund te hyjë e të japë fryte.E theksojmë përsëri që Hiri i Perëndisë nuk i bën dhunë vullnetit të lirë të njeriut, varet nga ne ta pranojmë apo ta refuzojmë atë dhuratë.Si qënie të lira, ne jemi të përgjegjshëm për veprimet tona dhe për këtë arsye ne do të gjykohemi.
Kisha Ortodokse praktikon pagëzimin e foshnjave pa pritur moshën e arsyetimit,si një shenjë të dashurisë së Perëndisë ndaj njeriut qysh prej lindjes së tij.Etërit e Kishës këmbëngulin për pagëzimin e foshnjave.Shën Grigor Teologu, duke iu drejtuar nënave të krishtera thotë:” A keni një fëmijë? Mos i lini kohë demit te rritet.Le të shenjtërohet ai në foshnjëri dhe qysh nga fëmijëria t’i kushtohet Frymës.Apo mos i trëmbeni vulës nga shkaku i dobësisë së natyrës,si ata zemerdobëtit dhe besëpakët? Por Ana, madje para se te lindte Samueli, ja premtoi atë Zotit, dhe menjëherë mbas lindjes e pëerkushtoi atë për rrobën e shenjtëruar pasur frikë nga dobësia njerëzore,por duke besuar në Perëndinë “.
Të pretendosh që dikush duhet të arrijë moshën e pjekurisë dhe të arsyetimit dhe fillimish të besoj para se të pagëzohet,do të thotë të bësh Hirirn e Perëndisë në një farë mënyre të varur nga inteligjenca e njeriut.Këtu duhet të theksojmë që nunët kanë një përgjegjësi të madhe para Perëndisë.Nunësia nuk duhet të merret me mendjelehtësi.Çdo nun do përgjigjet para “gjykatores së trembshme të Krishtit”, për humbjen e shpritit të të pagëzuarit nga shkaku i indiferencës apo neglizhencës së nunit.
SHPJEGIMI I MISTERIT
Veprimet e shumta të kryera gjatë misterit të pagëzimit në Kishën Ortodokse, nuk janë forma të zbrazura pra kuptim.Krishtërimi është jetë.Çdo veprim në misterin e pagëzimit shpreh se çfarë po bën aktualisht Krishti nëpërmjet këtij misteri.
SHENJA E KRYQIT
Prifti bën shenjën e kryqit mbi trupin e atij që po pagëzohet.Kjo përsëritet disa herë gjatë misterit.Kryqi është shenjë e fitores dhe që u jep arratinë demonëve.Në të kaluarën skllevërve u vihej një shenjë, siç edhe bagëtive sot, për të treguar se kujt i përkasin.Shenja e kryqit tregon që ne i përkasim Krishtit.
VËNIA E EMRIT
Që nga momenti që fëmija vjen në kishë vihet theksi në individualitetin e tij.I jepet një emër nga i cili ai dallohet nga fëmijët e tjerë të Zotit.Kjo shpreh besimin tonë që fëmija ka dinjitetin e tij personal para Zotit dhe Kishës.Krishtërimi është për unitet
dhe jo për uniformitet.Kisha nuk është një grumbull qeniesh anonime,një turmë,por është bashkimi i individëve të lirë,pa dëmtuar personalitetin e askujt.
Çdo njeri është një individualitet i papërsëritshëm.Perëndia nuk bën kopje,as ka krijuar robotë por personë të cilët kanë individualitetin e tyre dhe vullnetin e tyre të lirë për një dialog personal apo kolektiv me Perëndinë.
KAZANI I PAGËZIMIT
Kazani i pagëzimit është “Barku Hyjnor” nga i cili ne rilindim shpirtërisht si fëmijë të Perëndisë.Gjithashtu simbolizon dhe tipifikon arkën e Noes,dashurinë,faljen dhe pajtimin e Zotit me njeriun duke i dhuruar shpëtimin nëpërmjet Jisu Krishtit.
Misteri i Pagëzimit