Didaktikë
Nëse kërkon diçka nga
Perëndia dhe lutja jote nuk dëgjohet shpejt, mos u trishto sepse ti nuk je më i mençur se Perëndia.
Perëndia e bën këtë ose sepse nuk je i denjë për të marrë përmbushjen e kërkesës dhe do të dëmtohesh nëse e pranon, ose sepse gjendja dhe rrjedha e zemrës sate nuk janë gati për kërkesat e tua, ose sepse ende nuk ke arritur në nivel të tillë shpirtëror të mundesh të marrësh dhuratën që kërkon.
Sepse nuk duhet ta detyrojmë veten të pranojmë gjëra që nuk mund t’i përballojnë ende, që ajo që do të na dhurojë Perëndia, të mos bëhet e padobishme duke u ngutur për ta marrë. Sepse atë që e marrim lehtë, e humbasim shpejt, ndërsa diçka që e fitojmë me dhembje zemre, e ruajmë me shumë kujdes,ashtu si një thesr.
Shën Josifi (Isihastis)
Përkthyer nga N.Ikonomi


